Arsenal përgatit ofertën e re për Mykhailo Mudryk - NACIONALE

Arsenal përgatit ofertën e re për Mykhailo Mudryk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke konsideruar të bëjë një ofertë të përmirësuar drejt Shakhtar Donetsk për Mykhailo Mudryk, pasi oferta e parë zyrtare në vlerën e 45 milionë funteve u refuzua.

Lideri momental i Premierligës shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me 21-vjeçarin, i cili është i hapur t'iu bashkohet "Topçinjve" gjatë afatit dimëror.

Shakhtar beson se anësori 21-vjeçar vlen rreth 80 milionë funte, duke e krahasuar atë me Jack Grealish pas lëvizjes rekord të sulmuesit të Manchester Cityt prej 100 milionë funtesh vitin e kaluar.

Negociatat me Arsenalin vazhduan të enjten dhe klubi i Londrës veriore është optimist se përfundimisht mund të arrihet një marrëveshje me palën ukrainase.

Mudryk dihet se është i etur për të bërë lëvizjen në “Emirates Stadium”, por Shakhtar janë negociatorë shumë kokëfortë, një pozicion që është theksuar nga shefi ekzekutiv i klubit Sergei Palkin.

“Negociatat po vazhdojnë. Ne marrim oferta, por nuk janë ato që do të donim t'i shihnim në tryezën tonë.

“Ne jemi të hapur për negociata, të gatshëm për të shkëmbyer ide dhe shifra. Nëse do të pajtohemi, atëherë le të jetë kështu. Nëse nuk do, atëherë le të jetë një herë tjetër”, deklaroi Palkin.

Arsenali është i bindur se kushtet personale nuk do të jenë pengesë për sulmuesin e majtë, i cili ka shënuar shtatë dhe ka asistuar gjashtë gola në Premierligë të Ukrainës këtë sezon dhe ka kontribuar në pesë në Ligën e Kampionëve.

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, është i etur për të forcuar sulmin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, veçanërisht pas humbjes së sulmuesit Gabriel Jesus për shkak të lëndimit. Mudryk nuk konsiderohet një zëvendësim, megjithatë dhe në vend të kësaj është pjesë e një plani afatgjatë për klubin.

Lajme të ngjashme