Zyrtare: Mudryk bëhet lojtari më i ri i Chelseat
Ylli ukrainas, Mykhailo Mudryk, tashmë edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Chelseat, siç njoftojnë të kaltrit e Londrës me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit.
Reprezentuesi ukrainas, i cili mbushi 22 vjeç në fillim të këtij muaji, ka nënshkruar një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me të kaltrit për të vulosur kalimin e tij në Stamford Bridge.
Mykhailo Mudryk has finalised his move from Shakhtar Donetsk after agreeing personal terms with the Blues. 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 15, 2023
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean”, tha Mudryk pasi hodhi të zezën mbi të bardhë.
“Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime. Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën urdhrat e Graham Potter dhe stafit të tij.”
Njoftimi i plot i Chelseat në faqen zyrtare të klubit
Një lojtar i aftë me shumë ritëm, Mudryk ka krijuar shpejt një reputacion si një nga lojtarët sulmues më të rrezikshëm në Evropë në situatat një kundër një. Kryesisht një lojtar që luan si anësor, ai është paraqitur në të dy krahët për Shakhtar Donetsk, por shumë nga paraqitjet e tij më të mira erdhën kur goditi nga e majta me këmbën e tij të preferuar të djathtën.
Kërcënimi që ai shkakton në zonën e fundit nënvizohet nga përfshirja e tij në 18 gola në po aq ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë tre gola dhe dy asistime në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Todd Boehly, bashkëpronar i Chelseat dhe Behdad Eghbali, që po ashtu ka aksione te të kaltrit, thanë: "Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Mykhailon në Chelsea. Ai është një talent jashtëzakonisht emocionues që ne besojmë se do të jetë një shtesë e frikshme për skuadrën tonë si tani ashtu edhe në vitet në vijim. Ai do t'i shtojë më shumë thellësi sulmit tonë dhe ne e dimë se do të ketë një mirëseardhje shumë të ngrohtë në Londër.”
Mudryk iu bashkua akademisë së Shakhtar Donetsk në vitin 2016 dhe, pas një sërë paraqitjesh dhe huazimi me skuadrat e tjera të Premierligës ukrainase, Arsenal Kyiv dhe Desna Chernigiv, bëri përparimin e tij në ekipin e parë gjatë sezonit 2021/22, me dy gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje të ligës.

Forma e tij me klubin i dha Mudrykyt një vend në skuadrën e parë të Ukrainës vitin e kaluar, duke u paraqitur në tetë ndeshje që kur bëri debutimin e tij ndërkombëtar në fitoren e tyre ndaj Skocisë në play-offin kualifikues të Kupës së Botës në qershor.
Chelsea dëshiron të falënderojë Shakhtar Donetskun që i mundësoi Mykhailos të shfrytëzojë këtë mundësi të re.
Mirë se vini në Stamford Bridge, Mykhailo!