Mikel Arteta kishte dyshime për gjatësinë e Martinez, prandaj Arsenal nuk ofroi sa Man United - NACIONALE

Mikel Arteta kishte dyshime për gjatësinë e Martinez, prandaj Arsenal nuk ofroi sa Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pasur shqetësime të mëdha në nënshkrimin e Lisandro Martinez shkaku i gjatësisë së lojtarit, me këtë të fundit që iu bashkua rivalit Manchester United.

Argjentinasi kaloi te "Djajtë e Kuq" për 47 milionë funte në verë, por ka dështuar të impresionoi në dy paraqitjet e para.

Martinez luajti si qendërmbrojtës pranë Harry Maguire duke lënë në stol dy mbrojtësit e tjerë Victor Lindelof dhe Raphael Varane.

24-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur në disa pozita përfshirë mbrojtës i krahut të majtë dhe mesfushor defensivë. Ai këto dy pozita i luajti nën urdhrat e Ten hag te Ajax, por kohën më të madhe në qendër.

Arsenal për një kohë ishte favoriti për nënshkrimin me Martinez, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit asnjëherë shkaku që gjiganti holandez ia refuzoi dy oferta.

"Topçinjtë" nuk ishin në gjendje të paguanin çmimet që ofroi Unitedin, me Martinez gjithashtu që preferonte kalimin në "Old Trafford".

Sidoqoftë, në rast që do realizohej kalimi te Arsenal, Arteta synonte që ta përdorte lojtarin si mbrojtës i krahut të majtë.

Tekniku spanjoll ishte admirues i madh i argjentinasit, mirëpo "The Athletic" raporton se kishte shqetësime lidhur me gjatësinë e lojtarit, duke ndjerë se nuk do të përshtatej si qendërmbrojtës në Premerligë.

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank pranoi në fitoren e fundit 4:0 ndaj Man United se prioritet ishin topat në ajër ku mund të përfitonin tek ana e Martinez.

Por, Ten Hag thuhet se nuk do të ndryshojë asgjë në këtë pozitë, me Martinez që do të vazhdojë të jetë titullar.

Man United e nisi edicionin më të dobët në 100 vitet e fundit, duke zënë pozitën e fundit në tabelë pas dy xhirove të para derisa do të përballen me Liverpoolin në "Old Trafford" të hënën e ardhshme.

Lajme të ngjashme