Kthehet kapiteni: Me këtë formacion Kosova do të zbres në fushë ndaj Qipros - NACIONALE

Kthehet kapiteni: Me këtë formacion Kosova do të zbres në fushë ndaj Qipros

1 vit më parë

nga Shpend Thaçi

Gazeta Nacionale mëson se Alain Giresse ka ndarë mendjen për 11-shen startuese kundër Qipros. Arijanet Muric do të jetë mungesa e madhe, kurse kapiteni Amir Rrahmani do të rikthehet titullar.

Gazeta Nacionale përmes burimeve të veta ka mësuar se Samir Ujkani do të jetë titullar në portën e Kosovës, pasi Arijanet Muric nuk është ndier gati gjatë ditës së sotme që të zbresë në fushë.

Gjatë pasditës së vonë është mësuar se është marrë ky vendim, meqë për Arijanet Muric po has në një problem më të madh në nyje të këmbës sesa që pritej. Nga ajo seç merr vesh Gazeta Nacionale nga burimet e afërta me vetë lojtarin, ai ka qenë besimplotë që do të mund të ishte titullar deri në momentet e fundit, por gjithçka ka ndryshuar në orët e fundit të pasditës.

Si rrjedhojë, Samir Ujkani, duke qenë që është edhe portieri i dytë në hierarki, do të jetë ai që do ta zëvendësojë Arijanet Muricin.

Mirëpo lajmi i mirë është se Amir Rrahmani është rikthyer të jetë në formacionin startues. Mbrojtësi i Napolit ia ka dalë të rikuperohet nga lëndimi që ka ndier në ligamentet e kyçit.

Tandemin e qendërmbrojtjes së bashku me të do ta formojë Mirlind Kryeziu, i cili mungoi në Belfast, për shkak të pezullimit me kartonë.

Milot Rashica ashtu siç pritej është lënë në bankë rezervë, pasi akoma nuk gëzon formën e dëshiruar.

Alain Giresse do të rreshtohet me formacionin 4-3-3 edhe në këtë ndeshje.

Formacioni i plotë i Kosovës:

Ujkani;

Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani;
Fazliji;
Muslija, Celina;
Rashani, Muriqi, Zeneli

Çfarë deklaroi Alain Giresse për ndeshjen e sotme?

Dje, gjatë konferencës për shtyp, Alain Giresse fillimisht dha disa detaje për lëndimet e Arijanet Muric dhe Amir Rrahmanit.

Muric është lënduar dhe nuk e dimë cila do të jetë gjendja e tij dhe Amir Rrahmani ka përmirësim, por do ta vlerësojmë sot dhe nesër nëse do të mund të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka specifike përveç lodhjes që kishin pas ndeshjes”.

Ai tutje konfirmoi se synimi është fitorja duke mos garantuar minuta për lojtarët e rinj.

Kur përgatiti një lojë, nuk mendoj gjërat negative, vetëm pozitive. Gjërat e tjera i la anash. Duke pasur parasysh gjendjen, prioritet është ta fitojmë ndeshjen, por duke shikuar rrethanat e lojës, ne do të provojmë edhe lojtarë të rinj. Nëse keni shikuar ndeshjen Napoli - Milan, keni dalluar si është lënduar Amiri. Pas bisedave me stafin e Napolit është vërejtur lëndimi i tij. Gjendja e tij ka qenë e keqe. Për Irlandën Veriore nuk ka qenë i gatshëm. Tash të shohim si po shkon".

Giresse foli edhe për paraqitjet e dobëta të Milot Rashicës, për të cilin theksoi se shpreson që të fitojë minutazhë.

Milot Rashica ka qenë i gatshëm njësoj si të gjithë lojtarët tjerë, që kanë qenë korrektë dhe po shpresoj që me klubin e tij të ri të ketë më shumë minutazh".

Tekniku francez assesi nuk komentoi largimin e mundshëm në rast humbje, duke thënë që as nuk e mendon dorëheqjen.

"A po mendoni që shumë trajnerë i përgatitin dorëheqjet e tyre? Fillimisht asnjë trajner nuk mendon për humbje".

Giresse foli për lojtarët e Ballkanit që u ftuan dhe nuk patën minuta, duke nënvizuar se Lindon Emërllahu nuk ka treguar cilësi te Kombëtarja U21, por është ftuar që të ndjehet i vlerësuar.

"Pse nuk luajnë lojtarët e Ballkanit është njësoi si të tjerët. E kam listën me 23 lojtarë, por më duhet të zgjedh 11 prej tyre. Sa i përket Emërllahut nuk i ka treguar cilësitë për U21, është një hap mjaft i madh që të kalojë në Kombëtare A. Nuk është e njëjtë si në Ligën e Konferencës, si për Kosovën. Sa i përket Dellovës, ai luan në krah dhe qendër, por trajneri duhet të bëjë zgjedhje".

Lajme të ngjashme