“Duam vetëm fitore” – Alain Giresse dhe Mirlind Kryeziu optimist para ndeshjes kundër Qipros - NACIONALE

“Duam vetëm fitore” – Alain Giresse dhe Mirlind Kryeziu optimist para ndeshjes kundër Qipros

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu janë shprehur optimist para ndeshjes vendimtare ndaj Qipros.

Pas humbjes ndaj Irlandës Veriore, Kosova kërkon vetëm fitore ndaj Qipros në Prishtinë që të sigurojë pozitën e dytë në tabelë.

Fillimisht, në konferencë për shtyp foli Kryeziu, i cili pastaj duhet t’iu bashkohej bashkëlojtarëve në stërvitje.

Mbrojtësi i Zurichut që mungoi kundër Irlandës Veriore shkaku i suspendimit beson në fitore ndaj Qipros dhe shtoi se nuk e merituan humbjen e fundit.

"Mirëdita, faleminderit që jemi këtu. E kemi ndeshjen ndaj Qipros, e dimë që është e vështirë për ta mbajtur vendin e dytë dhe shpresoj ta mbajmë tre pikët në Prishtinë".

"Normal se lojtarët kanë qenë të zhgënjyer sepse duke parë lojën, rezultati nuk është dashur të jetë ajo humbje. Këto ditë që kemi qëndruar bashkë dhe ka qenë shumë pozitive. Besoj që nesër tre pikët i lëmë në Prishtinë".

"Nuk e besoj, mbrojtja dhe ekipi kanë luajtur mirë. Kemi analizuar ku kemi bërë gabimet, gjithashtu edhe Qipron e kemi analizuar në aspektin ofensiv dhe besoj që jemi përgatitur shumë mirë".

"Grupi ku jemi tash, nuk është edhe e dobët, por ekipi ynë ka kualitet me qenë në vendin e parë dhe besoj se këto ndeshje duhet me qenë të fituara. Greqia nuk është ekip i keq, por kemi humbur pikë. Ne kemi kualitetin për vendin e parë dhe të dytë", deklaroi Kryeziu.

Kurse, Giresse fillimisht dha disa detaje për lëndimet e Arijanet Muric dhe Amir Rrahmanit, që mbesin në dyshime.

Gjendjen momentale, Muric është lënduar dhe nuk e dimë cila do të jetë gjendja e tij dhe Amir Rrahmani ka përmirësim, por do ta vlerësojmë sot dhe nesër nëse mundet të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka specifike përveç lodhjes që kishin pas ndeshjes”.

Ai tutje konfirmoi se synimi është fitorja duke mos garantuar minuta për lojtarët e rinj.

Kur përgatiti një lojë, nuk mendoj gjërat negative, vetëm pozitive. Gjërat e tjera i la anash”.

Duke e pas parasysh gjendjen, prioritet është me e fituar ndeshjen, por duke shikuar rrethanat e lojës, ne do të provojmë edhe lojtarë të rinj”.

Nëse keni shikuar ndeshjen Napoli - Milan dhe shikoni si është lënduar Amiri dhe pas bisedimeve me stafin e Napolit është vërejt lëndimi i tij. Gjendja e tij ka qenë shumë e tmerrshme, për Irlandën Veriore nuk ka qenë i gatshëm. Tash të shohim si po shkon”.

Giresse foli edhe për paraqitjet e dobëta të Milot Rashicës, për të cilin theksoi se shpreson që të fitojë minutazhë.

Milot Rashica ka qenë i gatshëm njësoi si të gjithë lojtarët e tjerë, pranë kanë qenë korrekt dhe po shpresoj që me klubin e tij të ri të ketë më shumë minutazhë”.

Sa i përket përvojës sime, jam shumë i kënaqur sepse kushtet janë shumë të mira. Synoj që ta ndihmoj ekipin të vazhdoj të ketë progres me këta lojtarë që kemi.

Giresse si zakonisht refuzoi të komentojë formacionin e mundshëm, duke bërë shaka se nëse trajneri i Qipros e zbulon, atëherë do ta zbulojë edhe ai.

"I kemi dy pasiguri si në Irlandë, deri në ora 12:00 nuk e kemi ditur me çfarë formacioni do të luajmë, e njëjtë është edhe kjo. Nuk e jam përbërjen para ndeshjes. Nëse trajneri i Qipros ma sjellë formacionin e tij, edhe unë do t'ia jap të timin".

Tekniku francez assesi nuk komentoi largimin e mundshëm në rast humbje, duke thënë që as nuk e mendon dorëheqjen.

"A po mendon që shumë trajnerë i përgatisin dorëheqjet e tyre? Fillimisht asnjë trajnerë nuk mendon për humbje.”.

Në fund, Giresse foli për lojtarët e Ballkanit që u ftuan dhe nuk zhvilluan minuta, duke nënvizuar se Lindon Emërllahu nuk ka treguar cilësi te Kombëtarja U21, por është ftuar që të ndjehet i vlerësuar.

"Pse nuk luajnë lojtarët e Ballkanit është njësoi si të tjerët. I kam listën me 23 lojtarë, por më duhet të zgjedhë 11 prej tyre".

"Sa i përket Emërllahut nuk i ka treguar cilësitë për U21-shat, është një hap mjaftë i madh që të kalojë në Kombëtare. Nuk është e njëjtë si Ligën e Konferencës, si për Kosovën. Sa i përket Dellovës, ai luan në krahë dhe qendër, por trajneri duhet të bëjë zgjedhje".

"Pse është ftuar atëherë? Ka pasur raste ku janë lansu edhe kanë treguar cilësi edhe pse nuk kanë treguar te U21-shat edhe e kemi ftuar në mënyrë që të ndjehet i vlerësuar".

Kujtojmë, se Kombëtarja e Kosovës do ta mirëpres Qipron në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme