Maradona i dha fund lidhjes së dashurisë me Napolin pasi mposhti Italinë në 1990, Messi mund ta ketë fatin e njëjtë me PSG-në
Debati klubi kundër shtetit daton shumë vite më parë dhe nëse tenton të gjesh frazën në Argjentinë, me shumë gjasë do të përfundoni në një rrugë pa krye. Diego Maradona kishte një lidhje dashurie me Napolin për shumë vite, por me të mposhtur Italinë në Botëror 1990 kjo lidhje përfundoi. A e pret fati i njëjtë Messin?
Lionel Messi ka shansin e artë që ta përmbyllë karrierën e tij ndërkombëtare me trofeun e Kupës së Botës, pasi gjendet në finale me Argjentinën kundër Francës, në tentim për ta fituar diçka që mungon në sirtarin e tij, të një karriere pothuajse të kompletuar.

35-vjeçari nesër me fillim nga ora 16:00 së bashku me bashkëlojtarët do të paraqitet kundër Francës, kampionit në fuqi. Por diçka tjetër lënë përshtypje mbi këtë ndeshje. Messi adhurohet gjithandej botës dhe normalisht që edhe në Francë e sidomos nga tifozët e skuadrës së tij Paris Saint-Germian, por një humbje mund të shkaktonte që kjo dashuri ndaj tij të fillojë të thyhet.
Kthehemi në kohë. Diego Armando Maradona tashmë i ndjerë ishte futbollist i Napolit për shtatë vite nga 1984 deri 1991.
Maradona i kishte vitet e arta në skuadrën napolitane, duke u adhuruar në masë nga tifozët e skuadrës italiane.
Zhvillohej Kupa e Botës 1990 në Itali, kur Argjentina u përballen me italianët. Maradona atë kohë para ndeshjes deklaronte se tifozët e skuadrës ku luan ai, do të duhej të bënin tifo për të dhe jo shtetin e tyre, nëse dëshirojnë t’i bëjnë mirë.

Në fund një gol i legjendës argjentinase vulosi ndeshjen në një fitore të tensionuar të Argjentinës 2:1 ndaj Italisë, që bëri që zemrat e napolitanëve të thyhen dhe dashuria e madhe ndaj Maradonës filloi të shuhej.

Nëse deri në atë kohë ai kishte privilegje nga shteti, pas asaj ndeshjes më nuk do të kishte diçka të tillë.

Shpejt erdhi edhe fundi i lidhjes, pasi në vitin 1991 ai u largua nga Napoli në drejtim të Sevillës, pasi e pa që tani më ishte gati i padëshiruar.
Por dashuria për legjendën argjentinase nuk u shua kurrë, dhe me vdekjen e tij, stadiumi i Napolit mori emrin e tij në shenjë nderi, në të njëjtin stadium ku u zhvillua ndeshjes mes Argjentinës e Italisë në 1990.

Kjo histori mund të përsëritet nesër, me Messin që është vetëm një fitore larg ta fitojë Botërorin me Argjentinën, por kjo fitore do të bënte që ai t’i mbledhë gjërat shpejt dhe karriera e tij në Paris të përfundojë, pasi lidhja e dashurisë mes tifozëve mund të thyhet nëse Franca mposhtet.

