Lojtarët e Uruguait rrethojnë gjyqtarët pasi u eliminuan nga Kupa e Botës (VIDEO)
Një numër i lojtarëve të Uruguait rrethuan gjyqtarin gjerman Daniel Siebert pas fitores së tyre 2-0 ndaj Ganës, që nuk ishte e mjaftueshme për një kualifikim tutje.
Daniel Siebert vërshëlleu pas 10 minutave shtesë për t’i dhënë fund takimit dhe Botërorit për Uruguain, pasi ata përfunduan të tretit në Grupin H. Duke kuptuar që tashmë ishin eliminuar, disa lojtarë të amerikano-jugorëve e hoqën zemërimin e tyre mbi gjyqtarët, pasi më parë nuk ishte akorduar një penallti, me Edinson Cavanin që u ndal nga Alidu Seidu në zonën e rrezikshme.
Si sulmuesi ashtu edhe Jose Gimenez u ndëshkuan me karton të verdhë pas fishkëllimës së fundit, ndërsa një lojtar i Uruguait u përpoq të kapte edhe gjyqtarin anësor.

Ky rezultat shënon fundin e kampanjës së Kupës së Botës të Uruguait, por shënon edhe fundin për shumë nga lojtarët e tyre më të vjetër. Të dy Luis Suarez dhe Cavani pritet të tërhiqen nga futbolli ndërkombëtar, ashtu si edhe Diego Godin i cili ishte në stol kundër Ganës. Një dështim i përmasave epike përkeqësohet nga humbja e lojtarëve që janë paraqitur kaq mirë për kombëtaren ndër vite.

