Pamje: Suarez në lot pasi kuptoi që kombëtarja e tij nuk do të kualifikohet tutje - NACIONALE

Pamje: Suarez në lot pasi kuptoi që kombëtarja e tij nuk do të kualifikohet tutje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës dhe një legjendë e futbollit, Luis Suarez, u pa në bankën rezervë në lot, pasi kuptoi se në ndeshjen tjetër Koreja Jugore ka përmbysur rezultatin ndaj Portugalisë, që nënkuptonte eliminimin e Uruguait në grupe.

Image

Kur ndeshja po shkonte drejt vërshëllimës së fundit të takimit, Hwang Hee-chan shënoi për jug-koreanët për rezultatin 2:1 ndaj Portugalisë, Gol ky që doli të ishte i kualifikimit për ta dhe i eliminimit të Uruguait.

Image

Luis Suarez që zhvilloi plot 66 minuta lojë dhe pati ndikim në të dy golat e shënuar për kombëtaren e tij, u pa në lot nga minuta e 85-të e deri në fund të takimit, pasi veçse e kishte marrë vesh për rezultatin në ndeshjen tjetër.

Më e hidhura për të është se në Botërorin e fundit të tij nuk arriti që të siguronte të paktën fazën e eliminimit direkt për kombëtaren e tij.

Lajme të ngjashme