Liverpooli arrin marrëveshje 70 milionëshe për Romeo Lavian, por Chelsea mund ta rivalizojë
Liverpooli ka arritur një marrëveshje në parim me Southamptonin që ta transferojë yllin e tyre Romeo Lavia për 70 milionë euro, por tani mbetet për ta bindur lojtarin që t’ju bashkëngjitet atyre para Chelseat, që po ashtu ka treguar interes të madh.
Sipas The Guardian, ‘Shenjtorët’ kanë pranuar ofertën me para të mëdha nga Liverpool për mesfushorin 19-vjeçar Lavia. Megjithatë, skuadra e Jurgen Klopp duhet të bindë të riun që të kalojë në Anfield me Chelsean që po e kërkon me ngulm.
Liverpooli kishte një ofertë prej mbi 120 milionë euro për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, e cila u pranua javën e kaluar, por 21-vjeçari vendosi se donte të bashkohej me Chelsean në vend të kësaj. Skuadra e Klopp më parë refuzoi të ofronte më shumë se 60 milionë euro për Lavian.

Caicedo tani është vendosur t'i bashkohet Chelseat në një marrëveshje rekord në Britani prej 130 milionë euro. Skuadra londineze është gjithashtu e prirë për të nënshkruar me Lavian, që do të thotë se ata mund të rrëmbejnë një tjetër të ri të talentuar nga duart e Liverpoolit.
Chelsea u kuptua se po kryeson garën për të nënshkruar me Lavian, kështu që Liverpool duhet të shfrytëzojë mundësinë e tyre dhe të bindë mesfushorin që t'i zgjedhë ata. Nëse jo, atëherë kërkimi i Klopp për një mesfushor të ri do të vazhdojë.

