KPK refuzon kërkesën e prokurorëve serbë në Mitrovicë për t’u rikthyer në punë - NACIONALE

KPK refuzon kërkesën e prokurorëve serbë në Mitrovicë për t’u rikthyer në punë

16 orë më parë

nga NACIONALE

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 zyrtarëve mbështetës serbë në Prokurorinë e Mitrovicës.

KPK-ja ka vendosur që emrat e pesë prokurorëve t’i dërgohen presidentes për lirim nga detyra.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli shfuqizoi pezullimin e pagave për ta.

Vendimi u miratua me katër vota, pas propozimit të anëtarit Dardan Vuniqi.

Lajme të ngjashme