Chelsea e fiton ‘betejën’ me Liverpoolin për Caicedon, ekuadoriani lojtari më i shtrenjtë në Premierligë
Chelsea ka fituar garën për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, për një çmim rekord në Britaninë e Madhe, ku besohet se londinezët do të paguajnë 130 milionë euro te ‘Pulëbardhat’.
Transferimi i Caicedos te të kaltrit është afër përfundimit, sipas The Athletic, me një marrëveshje të rënë dakord dhe teste mjekësore të rezervuara për të hënën. Caicedo do të nënshkruajë për një tarifë marramendëse prej 130 milionë euro, në një kontratë që zgjat tetë vjet, e cila përfshin një opsion për një të vit më shumë. Ka të ngjarë që transferimi të bëhet i ditur pas ekzaminimeve mjekësore.
Kjo do të thotë se një sagë transferimi që ka nisur gjatë gjithë verës është afër përfundimit dhe londinezët më në fund kanë dalë në krye. Dy ditë më parë u raportua se mundësia që Caicedo të shkonte në Stamford Bridge ka ‘vdekur’, pavarësisht ofertës rekord të Liverpoolit prej 125 milionë euro dhe më në fund duket sikur Chelsea e ka fituar garën për të dëshiruarin e tyre.

Një klauzolë shitjeje është rënë dakord gjithashtu me Brighton, e cili bleu Caicedon në 2021 për vetëm 5 milionë euro, sipas raportimeve. Kjo do të thotë se ata janë të vendosur të bëjnë një fitim të jashtëzakonshëm mbi 130 milionë euro nga reprezentuesi i Ekuadorit, dhe potencialisht fitime të mëtejshme në të ardhmen, një tregues i shkëlqyer i strategjisë së rekrutimit dhe transferimit të lojtarëve.
Me Chelsean që nuk arriti dje ta mposhte Liverpoolin në fushë, kjo do të jetë një fitore e madhe në afatin kalimtar për skuadrën në pronësinë e miliarderit amerikan, Todd Boehly.

