Rezultati i dobët, nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë - NACIONALE

Rezultati i dobët, nisin dorëheqjet në LDK: Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i degës në Fushë Kosovë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka dhënë dorëheqja.

Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli.

Ai ka bërë me dije se deri te ky vendim Osmani ka ardhur pas rezultateve jo të mira të degës në zgjedhjet e fundit.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar ai, raporton EO.

Lajme të ngjashme