Caicedo i gatshëm ta refuzojë Liverpoolin, thotë se dëshiron kalimin vetëm te Chelsea
Chelsea është gati ta rrisë ofertën për yllin e Brighton Moises Caicedo, duke ia rrëmbyer nga duart Liverpoolit, pasi këta të fundit arritën marrëveshje fillestare prej 130 milionë eurove, me ekuadorianin që dëshiron të kalojë te londinezët me çdo kusht.
Sipas Fabrizio Romanos, Caicedo dëshiron të nënshkruajë vetëm për Chelsean pasi ka rënë dakord më parë për kushtet personale me londinezët. Në të vërtetë, The Guardian thekson se të kaltrit janë të vendosur të rrisin ofertën e tyre për Caicedon për të rrëmbyer atë nga Liverpooli, me Brightonin që kishte refuzuar ofertën e tyre e fundit prej 110 milionë euro (127 milion dollarë). Në një kthesë të pabesueshme të fundit, tani duket se Caicedo do t'i bashkohet Chelseatit, jo Liverpoolit të Jurgen Klopp, që arritën marrëveshje në orët e hershme të mëngjesit me ‘Pulëbardhat’ për 130 milionë euro.
Pasi ka parë interesimin e vazhdueshëm të Chelseat për të, Caicedo kishte "mendime të dyta" për lëvizjen e tij në Anfield, sipas Sky Sports. Pavarësisht se ishte në Liverpool për të diskutuar kushtet personale dhe për t'iu nënshtruar testeve mjekësore, lojtari, së bashku me shoqëruesit e tij, mbetën në Londër, duke menduar për të ardhmen e tij.

Interesimi i Chelseat për Caicedo nënvizon synimin e tyre për të forcuar bërthamën e ekipit të tyre, veçanërisht pas largimit të Mateo Kovacicit dhe N'Golo Kantes. Në të vërtetë, të kaltrit ofertuan gjithashtu për Romeo Lavia, i cili ishte në listën e të kërkuarve të Klopp, ndërsa raportimet në Itali përmendin se ata kanë në listën e tyre të ngushtë edhe Marco Verrattin e Paris Saint-Germain.
Caicedo ka të ngjarë që tani t'i bashkohet Chelseat, nëse londinezët vazhdojnë me një çmim të rritur që tejkalon ofertën e Liverpoolit. Raportimet kanë sugjeruar se ai, megjithatë, nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës në Premierligë, e cila ka marrë një rëndësi të mëtejshme duke pasur parasysh betejën për Caicedon.

