Hipokrizia e Qeverisë: Në kohë zgjedhje, me pritjet e mërgimtarëve në Kroaci merrej ministri Sveçla, tani po merret Martin Berishaj - NACIONALE

Hipokrizia e Qeverisë: Në kohë zgjedhje, me pritjet e mërgimtarëve në Kroaci merrej ministri Sveçla, tani po merret Martin Berishaj

14 orë më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti edhe një herë e ka treguar standardet e dyfishta për trajtimin e diasporës. Niveli i kujdesit për ta rritet kur në Kosova ka zgjedhje, kurse kujdesi bije kur nuk ka fushatë zgjedhore në vend.

Derisa për pritje e mërgimtarëve në Kroaci gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishte kujdesur vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tani nuk po ndodh një gjë e tillë.

Për pritjet me orë të tëra që bashkatdhetarët përjetuar të shtunën dhe të dielën, ministri Sveçla nuk e tha asnjë fjalë.

Me “vuajtjet” e diasporës gjatë vikendit që e lamë pas u mor vetëm ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berisha, i cili dyshohet për shumë afera korruptive.

Angazhimi i ambasadorit kontrovers kosovar ndodhi vetëm pas raportimeve të shumta të mediave për kolona të gjata të mërgimtareve në kufirin Kroaci-Serbi.

Ambasadori Martin Berishaj doli në vendngjarje për të parë nga afër pritjet.

Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës lëshoi një komunikatë për media duke treguar pse po ndodhin këto pritje.

Sipas komunikatës së MPJD-së, pritjet e gjata kanë përfunduar.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se, pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës në pikën kufitare Bajakovo, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, gjatë ditës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente kufitare, të cilat kanë konfirmuar se ngadalësimi i përkohshëm i qarkullimit ishte shkaktuar kryesisht nga zbatimi i Sistemit EES (Entry/Exit System), që ka sjellë procedura shtesë të kontrollit kufitar”, është thënë në njoftim, duke dhënë detaje tjera.

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për bashkatdhetarët tanë, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Martin Berishaj, së bashku me stafin e Ambasadës, vizitoi sot pikën kufitare Bajakovo, ku u takua me bashkatdhetarët tanë që ishin në pritje. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësitë tona diplomatike e konsullore do të vazhdojnë të angazhohen për t’i ofruar qytetarëve tanë mbështetje dhe informata të nevojshme, veçanërisht gjatë sezonit veror”, është thënë në komunikatë.

Por, krejt ndryshe Qeveria ishte sjell në dhjetor të vitit të kaluar.

Derisa numri i madh i mërgimtarëve ia kishin mësyrë Kosovës edhe për zgjedhjet e 26 dhjetorit, në kufirin kroat kishin filluar të krijohen kolona të gjata.

Me t`u shpërndarë lajmi për pritje të gjata, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte bërë sikur po angazhohet për eliminimin e këtyre pritjeve.

Ai kishte zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinovic, lidhur me pritjet dhe vonesat në pikat kufitare gjatë ardhjes së mërgatës në Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, Sveçla kishte shkruar se me homologun e tij kroat kanë diskutuar modalitetet për një kalim sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.

Pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët tanë lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, zhvillova një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, z. Davor Božinović, mbi modalitetet për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët tanë. Ministri Božinović shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij që brenda rregullave të adresoj këtë kërkesë timen. Me këtë rast falënderoj Ministrin për vullnetin dhe gatishmërinë si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona. Mërgatës sonë i dëshiroj rrugë të mbarë e mirëardhshi në atdhe”, kishte shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme