Liverpool mund të mos ia plotësojë dëshirën Kloppit, Chelsea bën ofertë për Lavian - NACIONALE

Liverpool mund të mos ia plotësojë dëshirën Kloppit, Chelsea bën ofertë për Lavian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Southampton ka marrë një ofertë prej 48 milionë funteve përfshirë bonuset nga Chelsea për mesfushorin Romeo Lavia.

Skuadra londineze befasoi duke bërë një ofertë papritmas për belgun të mërkurën mbrëma.

“Athletic” raporton se Southampton e ka marrë këtë ofertë, mirëpo mund të refuzohet shkaku që medoemos duan 50 milionë funte për ta lënë të lirë.

Liverpool deri vonë ishte favoriti për Lavian dhe bën plot tre oferta të ndryshme mirëpo që u refuzuan secila.

“Reds” pastaj konsideruan të largohen përfundimisht nga gara shkaku që e vlerësuan çmimin si tejet të lartë për në futbollist me eksperiencën e Lavias.

Lavia bëri 29 paraqitje me Southamptonin që ranë në Championship, por mungojë për një pjesë të sezonit shkaku i lëndimit.

Chelsea kishte tentuar edhe më parë ta transferonte, më saktësisht në shtatori por marrëveshja dështoi në fund dhe belgu kaloi te Southampton vetëm disa muaj më vonë.

Përpos Lavias, Chelsea po synon ta përforcojë mesfushën me Moises Caicedon edhe pse Brighton ia ka refuzuar katër oferta deri më tani, ku më e fundit ishte 80 milionë funte.

Lajme të ngjashme