Laporta: Dembele sakrifikoi për ta rinovuar kontratën, tani do t'u rikthehemi titujve të fituar - NACIONALE

Laporta: Dembele sakrifikoi për ta rinovuar kontratën, tani do t'u rikthehemi titujve të fituar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Laporta është shfaqur i ngazëllyer, pasi Ousmane Dembele rinovoi edhe për dy vite tjera kontratën me Barcelonën.

Dembele do të vijojë të jetë lojtar i klubit "blaugrana". Po, të paktën edhe për dy vite radhazi nëse i referohemi akordit të dyanshëm mes tij dhe klubit që u zyrtarizua gjatë ditës së sotme.

Ky rinovim erdhi një ditë pasi Barcelona i përfundoi me sukses negociatat me sulmuesin anësor tjetër, Raphinha, i cili do të vijë nga Leeds, si një prej përforcimeve të shumëkërkuara nga Xavi.

Dembele sakrifikoi për ta rinovuar kontratën

Presisdenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka treguar disa detaje rreth rinovimit të kontratës së sulmuesit këmbëshpejtë francez.

"Kam një admirim të madh për Dembelen si njeri dhe futbollist. Sot, është një ditë e veçantë për Barcelonën. Është një ditë e rëndësishme.
Dembele gjithmonë ka dashur të qëndrojë dhe e vërteta është se ka bërë një sforcim të madh vetëm për t'i pranuar limitet tona buxhetore sa i përket mundësive që kemi për pagat e lojtarëve", shtoi ai.

Rikthimi i titujve në "Camp Nou", objektiv i klubit

Sipas Laportas, rinovimi i kontratës së Dembele nënkupton që do t'i hapen shtigjet e reja Barcelonës për t'u rikthyer te fitimi i titujve të rëndësishëm, të cilët në "Camp Nou" mungojnë që një kohë të gjatë.

"I falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto negociata. Ousmane ka një talent special dhe specifik. Na intereson shumë. Është një lojtar ndryshe. Xavi e donte, po ashtu edhe klubi. Ky vit është i rëndsësishëm. Duhet të fitojmë tituj dhe jam i bindur që do ta bëjmë një gjë të tillë"
, u shpreh Laporta.

Dembele në pritje të shndrisë

Dembele u transferua në Barcelonë si zëvendësim i Neymar në verën e vitit 2017, pasi braziliani kaloi te PSG.

Në pesë vite qëndrim në Barcelona, pati shumë probleme të ambientohej. Lëndimet e shpeshta ia ndërlikuan shumë ambientimin në skuadër. Ato ishin të panumërta në këtë periudhë.

Në 150 paraqitje sa ka bërë me ekipin katalonas, ai ka kontribuar me 32 gola dhe 34 asiste. Pavarësisht së gjithash, Xavi si trajner ka shumë pritshmëri tek ai dhe për këtë arsye ka këmbëngulur që ta ketë sërish në gatishmëri të tij.

Lajme të ngjashme