“Kush rreh një romanist nuk lihet vetëm”: Zbulohen detaje tronditëse nga dhuna e përgjakshme që ndodhi mes tifozëve në Itali
Tifozët e Napolit nuk dëshirojnë t’ua falin atyre të Romas për vdekjen e njërit prej tifozëve të tyre tetë vjet më parë. Ky është shkaku kryesor pse të dielën u shfaq një dhunë e përgjakshme në autostradën mes Romës dhe Napolit.
Mediet italiane po vazhdojnë të raportojnë në lidhje me një rrahje që bëri bujë të madhe në Itali, gjegjësisht ajo mes tifozëve të Romas dhe Napolit. Në autostradën A1 që lidh dy qytetet, tifozëritë reciproke dolën nga makinat dhe vendosën ta bllokojnë autostradën, për t’u ballafaquar në formë fizike dhe shumë të vrazhdë mes vete.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere Della Sera” ekziston një pakt mes tifozëve të Napolit dhe gjysmës së tifogrupesh “Ultras” në Evropë, ku në gjenezë të tij është nxitja për t’i rrahur tifozët e Romas.
“Kush rreh një romanist nuk lihet vetëm” – është thirrja e cila mësohet se i ka bashkuar në një ujdi të vetme të një mori tifogrupesh “Ultras” evropiane. Një pakt si kundërpërgjigje për vdekjen e tifozit napoletan Ciro Esposito nga tifozët romanistë, që ndodhte si ngjarje famëkeqe në nëntor të vitit 2014.
Mësohet se një thirrje të tij sa është ekzistuese në këto nëntë vite të fundit i janë përgjigjur një numër relativ i tifogrupeve. Në emër të kësaj marrëveshje tifozët famëkeq të Crvena Zvezdës, por edhe ata të Borussia Dortmundit, Munchen 1860, Plovdiv dhe PSG – kanë sulmuar tifozët e Romas.
Kujtojmë se rrahja e fundit mes tifozëve të Romës dhe Napolit ndodhi në një ditë kur të dy tifozëritë ishin duke u nisur në drejtim të veriut të Italisë. Napoli zhvillonte ndeshje kundër Sampdorias në qytetin e Genovas, ndërsa Roma në “San Siro” kundër Milanit.
Për fat të keq duke e parë edhe distancën jo shumë të largët mes Romas dhe Napolit si qytete, tifozët shfrytëzuan këtë moment për t’i qërosur hesapet mes vete. Dhunë që prodhoi shumë persona të lënduar.
