Këndellet Napoli, triumfon ndaj Sampdorias
Pas humbjes nga Inter, Napoli është këndellur shpejtë duke triumfuar si mysafir i Sampdorias në kuadër të raundit të 17-të në Serie A.
"Napolitanët" zhvilluan lojë të shkëlqyeshme duke triumfuar me rezultat komod 0:2.
Pas vetëm katër minutave lojë, Napoli fitoi penallti pas Anguissa u faulla rëndë brenda zonës. Sidoqoftë, nga pika e bardhë dështoi Matteo Politano.
Pas kësaj, Victor Osimhen kishte një mundësi të mirë mirëpo Emil Aduero bëri një super pritje.
Nigeriani nuk u dorëzua dhe u dha epërsinë mysafirëve me një gol nga afërsia pas një harkimi të Mario Rui (19').
Situata për Sampdorian u vështirësua pas 39 minutave lojë me Tomas Rincon që u dështua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.
Në fillimin e pjesës së dytë, Spalletti bëri një ndryshim të menjëhershëm duke larguar Min-Jea Kim duke e zëvendësuar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.
Napoli vazhdoi me dominimin e plot dhe dyfishoi epërsinë përmes Eljif Elmas i cili realizoi nga pika e bardhë (81’) - VIDEO.
Me këtë fitore, Napoli mban kreun me 44 pikë, shtatë më shumë se Juventusi që renditët e dyta, derisa Sampdoria renditët në pozitën e 18-të me nëntë sosh.
Në xhiron e radhës, Napoli do ta ketë një përballje tejet të vështirë ndaj Juventusit, derisa Sampdoria do të luajë si mysafir i Empolit.