KATAR 2022 | Argjentina dhe Polonia avancojnë tutje, polakët i falënderohen golaverazhit - NACIONALE

KATAR 2022 | Argjentina dhe Polonia avancojnë tutje, polakët i falënderohen golaverazhit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, bashkë me Poloninë, pavarësisht që në anën tjetër Meksika e mposhti Arabinë Saudite.

Argjentina ishte e jashtëzakonshme ndaj Polonisë duke e dominuar nga minuta e parë e ndeshjes.

Skuadra e Lionel Pascolit nisi të rrezikojë me Lionel Messin dhe Julian Alvarez që kishin disa raste të mira shënimi.

Rastin më të artë në pjesën e parë padyshim e kishte Lionel Messi, i cili pasi fitoi një penallti, nuk arriti ta konkretizojë me Szczesnyn që bëri një super pritje (39').

Sidoqoftë, në fillimin e pjesës së dytë ishte Alexis Max Allister që shënoi pas një goditje vollej nga një asistim i Nahuel Molinas (46').

Pas kësaj, Polonia kishte një rast përmes Kamal Glik, por goditja e tij me kokë nuk e konkretizoi.

Fitoren e Argjentinës e vulosi Julian Alvarez, i cili realizoi pas një asistim fantastik të Enzo Fernandezit (67').

Tutje, Argjentina kishte edhe një rast të artë përmes Messit, por shtatë herë fituesi i Topit të Artë dështoi nga afërsia.

Kështu, Argjentina siguroi kualifikimin tutje me gjashtë pikë si lider nga grupi C, derisa edhe Polonia i bashkohet në fazën tjetër duke siguruar kualifikimin edhe pse kishte pikë të barabarta me Meksikën, mirëpo një golaverazh më të mirë.

Ndërkohë, Meksika triumfoi ndaj Arabisë Saudite pastër dhe bindshëm në sfidën jetike për Grupin C. Gjatë tërë kohës ishte kombëtarja nga Amerika Veriore.

Menjëherë Meksika rrezikoi përmes sulmuesit Vega që në minutën e 3-të, megjithatë portieri arab u tregua i vëmendshëm.

Mbizotërimi në lojë përmes qarkullimit të topit ishte evident në pjesë të parë, por mungoi konkretizimi para portës.

Meksika e zgjidhi çështjen fitores në pjesën e dytë. Së pari ishte Martin ai që në minutën e 47-të u gjend mirë në zonën e rreptësisë kundërshtare, pasi Montes devijoi topin me kokë.



Kështu, i ndodhur një metër afër portës, shtyu topin në rrjetë duke gjetur golin e epërsisë për 0:1.

Ndërkaq pesë minuta më vonë u arrit të shënohet edhe goli i dyfishimit të rezultatit. Ai erdhi në mënyrën më të përkryer të mundshëm.

Ishte Chavez ai që në minutën e 52-të nga një distancë e konsiderueshme ekzekutoi për mrekulli goditjen e dënimit. Portieri s’mund të bënte asgjë. Kështu, Meksika festoi golin e 0:2.

Deri në përfundim të ndeshjes Meksika pati edhe një seri të rasteve për shënim. I mjaftonte vetëm edhe një gol shtesë për ta siguruar kualifikimin, por ai nuk erdhi edhe pse volumi i lojës që u krijua ishte vërtet i lartë. Kur nuk e prisnin Arabia Saudite ia doli ta shënojë golin e nderit, njëkohësisht duke i eliminuar meksikanët nga Kupa e Botës, i realizuar nga Salem Al Dawsari pas një bashkëpunimi të bukur me Bahebrin (90+5').

Në fazën e eliminimit direkt, Argjentina do të përballet me Australinë, derisa Polonia me Francën.

Lajme të ngjashme