Leverkuseni i Granit Xhakës nuk di për humbje, e eliminojnë West Hamin dhe arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës - NACIONALE

Leverkuseni i Granit Xhakës nuk di për humbje, e eliminojnë West Hamin dhe arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Bayer Leverkuseni ka treguar edhe një herë se është skuadër për t'iu pasur frikën, pasi kanë kaluar tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3:1 ndaj West Ham United.

Skuadra e udhëhequr nga Xabi Alonso, e fitoi ndeshjen e parë 2:0 një javë më parë, ndërsa në fundjavë u shpallën kampion të Bundesligës për herë të parë në histori të klubit.

E tëra që ju nevojitej ishte menaxhimi i rezultatit në ndeshjen kthyese dhe këtë e arritën për mrekulli, ndonëse ishin duke pësuar humbje për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Antonio shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 2:1.

Tutje, deri në minutat e fundit të takimit nuk pati gola, duke menduar se Leverkusen po pësonte humbjen e parë sezonale.

Por kjo nuk ndodhi. Kampioni i Bundesligës me heroin Frimpong barazuan rezultatin një minutë para fundit të takimit, duke evituar humbjen dhe për t'u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Bayer Leverkusen në gjysmëfinale do të takohet me Romën e Daniele De Rossit, me këta të fundit që fituan ndaj Milanit.

Lajme të ngjashme