Përfundon takimi tre me tre për president, Kurti thotë se zhvilluan "bisedime serioze, por kaq mund të them tash" - NACIONALE

Përfundon takimi tre me tre për president, Kurti thotë se zhvilluan "bisedime serioze, por kaq mund të them tash"

6 orë më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti i Vetëvendosjes doli nga takimi tre me tre me Lidhjen Demokratike të Kosovës ku tha se pati “bisedime serioze” për presidentin e ri të Kosovës.

Ai tha se nuk mund të flasë më shumë në këto momente sepse bisedimet janë ende “të ndjeshme.”

Për këtë, tha ai, të dy partitë duhet të kenë diskutime brenda subjekteve të veta.

Por, tha ai, kanë biseduar për vlerat dhe parimet që duhet të mishërojë një kandidat/e i tillë që mund të delë nga këto bisedime.

“Po përpiqemi makismalisht. Nuk janë në radhë të parë interesat e ngushta as ambiciet individuale. Kemi vullnet për interes dhe përgjegjësi shtetërore e demokratike. Për kreun e shtetit, shprehjen e unitetit të popullit që mishërohet me një president të ri kushtetuese.

Ju me të drejtë pyesni për emrat e përvetshëm, ne sot diskutuam hollësisht e thellësisht për kriteret, standardet, që duhet t’i ketë figura presidenciale. Vlerat e parimet. Vëzhguam edhe aspektin e viteve dhe dekadave dhe historisë tonë, shikuam sektorët të ndryshëm të shoqërisë dhe profesionev,e por mqenëse është proces shumë i ndjeshëm dhe vendim tejet i rëndësishëm. Pa shkuar ne në konsultime në subjekte tona në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra.

Nuk mund të sillemi se unë nuk kam provuar të takohem me subjektet e tjera, ju e dini që kryetari i Aleancës refuzon të trakohet me mua, ndërakq ai i PDK-së është takuar një herë. Unë i falënderoj për kommunikim, sepse më duhet ta pranojë që edhe kur nuk kemi takime kemi komunikim. Kjo tashmë nuk varet prej meje. Nëse ka sadopak vullnet nga ana e PDK-së dhe AAK-së. Unë jamë më shumë se sa i gatshëm.

Tash jemi në bisedime serioze me LDK-në. Ky takim ishte ekskluzivisht për figurën presidenciale. Edhe njëherë po e theksoj, kriteret, parimet dhe rrethanat dhe çfarë figurash me cilat vlera e kontribtue dhe merita. Duam presidente/e meritor/e kushtetutuewse që reflekton vlerat e shoqërisë tonë dhe ka kontribut për popullin dhe në presion të caktuar. Dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin fisnik që do t’i duhet ta kryejë në pesë vitet e ardhshme.”

Ky takim vjen pasi LDK-ja, ditë më parë, tha se ka hequr dorë nga çfarëdo synimi për t’u përfshirë në qeveri dhe se heq dorë nga kërkesa që ta kenë presidentin.

Albin Kurti i Vetëvendosjes e tha linjën e përgjithshme se shkon “me mirëbesim.”

Ndërkaq nga Vetëvendosja ka pasur deputetë që pretenduan se në këtë takim Kurti veçse “ka emër konkret” që ta propozojë për president.

“Ka përfunduar koha kur nuk ka emra. Natyrisht ka emra. Kurti ka shkuar me emër për president në takim,” tha deputeti i zgjedhur i VV-së, Blerim Gashi në KTV.

Edhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes la të kuptojë sot se do të ketë emra.

“Ka ardhur koha që të fillojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual, e që s’është i ndonjë partie politike”.

Emri paraprak i Vetëvendosjes ishte Feride Rushiti, që u refuzua në masë të gjerë nga partitë opozitare si kandidaturë që do t’ia mbante Kurtit presidencën nën tutelën e vet.

Lajme të ngjashme