SHPJEGIM: Pse Martinez u lejua të priste penalltitë edhe pas dy kartonëve të verdhë - NACIONALE

SHPJEGIM: Pse Martinez u lejua të priste penalltitë edhe pas dy kartonëve të verdhë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Emiliano Martinezit të Aston Villës iu shfaq kartoni i dytë i verdhë gjatë ekzekutimit të penalltive në çerekfinalen e Ligës së Konferencës ndaj Lilles, por nuk u përjashtua. Ky shpjegim më poshtë do të tregojë pse ndodhi një gjë e tillë.

Martinez theu zemrat franceze edhe një herë pasi bëri dy pritje gjatë gjuajtjes së penalltive të Aston Villa kundër Lille. Argjentinasi priti penalltinë e parë të Lille të realizuar nga Nabil Bentaleb dhe menjëherë iu drejtua tifozëve në një mënyrë tallëse. Më pas, ndërsa qëndroi në krah duke parë Ollie Watkins duke u përgatitur për të goditur nga pika, ai bëri gjeste në drejtim të tifozëve dhe veprimet e tij panë që gjyqtari Ivan Kruzliak i tregoi atij një karton të verdhë, i dyti i natës pasi u shfaq një në pjesën e parë për humbje kohe. Pavarësisht ndëshkimit të dytë, Martinez u lejua të qëndronte në lojë, pasi ai priti një tjetër penallti për të çuar skuadrën e Unai Emery në gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës.

Emiliano Martinez Aston Villa Lille

SHPJEGIMI

Martinez i mbijetoi kartonit të tij të dytë të natës falë një rregulli të veçantë dhe mjaft të padëgjuar të parashikuar në librin e rregullave. Sipas udhëzimeve të ndjekura nga UEFA, lojtarëve u fshihen kartonët gjatë minutave të rregullta, kur ndeshja shkon në penallti. Si i tillë, ai llogaritet si kartoni i parë i verdhë i argjentinasit dhe mund të qëndrojë në fushë, ashtu siç bëri.

Pasoja e vetme mund të jetë, që ai tani të pezullohet nga UEFA për ndeshjen e parë gjysmëfinale, pasi është në diskrecion të saj për të vendosur për një gjë të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që Martinez ka qenë në qendër të vëmendjes për mprehtësinë e tij në gjuajtjet e penalltive, pasi ai ishte gjithashtu heroi për Argjentinën në dy raste në Kupën e Botës 2022 në Katar. Ai priti dy penallti kundër Holandës dhe një kundër Francës në finalen e turneut për t'ia dorëzuar Kupën e Botës La Albiceleste. Çuditërisht, ishin veprimet e tij gjatë finales së Kupës së Botës që shkaktuan një ndryshim rregulli për sjelljen e portierëve gjatë gjuajtjeve të penalltive.

Emiliano Martinez Argjentinë Francë Kupa e Botës 2022

Portieri 31-vjeçar ka qenë një pjesë kyçe e sukseseve të Aston Villas këtë sezon, ndërsa ata janë në garë për Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ata janë në vendin e katërt, vetëm tre pikë larg Tottenham Hotspur. Skuadra e Emery do të luajë me Bournemouth të dielën, më 21 prill në ndeshjen e radhës në Premierligë.

Lajme të ngjashme