Roma triumfon ndaj Milanit, Liverpooli eliminohet nga Atalanta - NACIONALE

Roma triumfon ndaj Milanit, Liverpooli eliminohet nga Atalanta

1 javë më parë

nga NACIONALE

Liverpooli nuk ka arritur ta përmbysë rezultatin ndaj Atalantës nga ndeshja e parë dhe kështu janë eliminuar nga Liga e Evropës, e rrugën e njëjtë e ka ndjekur edhe Milani që pësoi sërish nga Roma, me këta të fundit që sigurojnë një vend në mesin e katër më të mirave.

Atalanta fitoi 3:0 ndaj skuadrës së Jurgen Klopp në Anfield javën e kaluar dhe e kishte shumë më të lehtë për të menaxhuar situatën, ndonëse përballjes me një gjigant si Liverpooli.

Në anën tjetër, Roma e Daniele De Rossit, që fitoi 1:0 në San Siro ndaj Milanit, fitoi edhe në Olimpico, edhe pse për pjesën më të madhe të takimit luajti me një lojtar më pak.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, u shënua vetëm një gol. Ishte Mohamed Salah që shënoi nga penalltia në minutën e shtatë, duke i dhënë shpresë Liverpoolit, por në vazhdim nuk pati më gola.

Atalanta me rezultat të përgjithshëm 3:1, arrin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, aty ku e pret fituesin nga takimi Marseille - Benfica, që momentalisht janë duke u zhvilluar vazhdimet.

Roma në anën tjetër shënoi dy gola të shpejtë ndaj Milanit. Ishte Gianluca Mancini në minutën e 12-të dhe Dybala në të 22-tën që shënuan për 2:0, por Zeki Çelik mori karton të kuq, duke i shkaktuar jo pak probleme skuadrës së tij, pasi për më shumë se një orë romakët luajtën me një lojtar më pak.

Milani krejt çfarë arriti të bënte ishte një gol i shënuar pesë minuta para se të përfundonte takimi, me mbrojtësin Gabbia, për 2:1 apo rezultat të përgjithshëm 3:1 në të mirë të Romës.

Roma me këtë fitore, në gjysmëfinale përballet me skuadrën më në formë evropiane, Bayer Leverkusen.

Lajme të ngjashme