Qalaj kërkon që Jankoviq të intervistohet nga AKI-ja - NACIONALE

Qalaj kërkon që Jankoviq të intervistohet nga AKI-ja

1 javë më parë

nga NACIONALE

Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për ndalimin e Dejan Jankoviqit, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Qalaj, që është ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka theksuar se Jankoviqi mund të jetë intervistuar nga Serbia për operacionet e policisë në operacionet në veri.

Tutje, ai ka theksuar se Jankoviqi duhet të intervistohet nga AKI-ja.

“Nuk besoj që ka dhënë informacione diskrete…E di që familja e tij ka qenë në akth, edhe z. Jankoviq besoj që ka qenë në një situatë të rëndë pasi nuk është e lehtë të arrestohesh…Besoj që Jankoviq duhet të intervistohet nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Të tregojë arsyet e ndalimit dhe çfarë është pyetur që është e rrugës dhe obligative që të bëjë një gjë të tillë. Duhet të analizohet se çfarë është biseduar, çfarë informacionesh ka dhënë dhe me pas Policia të vendos për hapat e mëtutjeshëm” – tha deputeti Qalaj për Tëvë 1.

Lajme të ngjashme