Jo vetëm Bellingham, Real Madrid po e ëndërron edhe Kylian Mbappen në verë
Real Madrid është duke shikuar mundësinë edhe për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, përpos transferimit të yllit të Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Mbappe nënshkroi kontratë trevjeçare para se të nis sezoni 2022/23 dhe thuhet se do të fitojë hiq më pak se 547 milionë funte.
Real Madrid ishte pranë nënshrkimit të francezit në vitin 2021 duke bërë edhe një ofertë prej 180 milionë eurove, mirëpo PSG e refuzoi e pastaj edhe e bindi lojtarin që të rinovojë kontratën.
Sidoqoftë interesimi i "Los Blancos" nuk ka përfunduar dhe sipas "The Telegraph", ata besojnë se mund ta bindin lojtarin që të largohet nga "Parku i Princave".
Raporti shton se skuadra madrilene shpreson në kapitalizmin e PSG-së, gjë që mund të jetë një arsye shtesë për Mbappen që të largohet në verë.
Mirëpo, në të kaluarën Mbappe kishte deklaruar se është tejet i lumtur te PSG: "Për mua është privilegj që jam këtu. Jam nga Parisi dhe të jem këtu është e veçantë".
"Arrita këtu si lojtar i ri, u rrita shumë brenda dhe jashtë fushës që atëherë. Nëse e ardhmja ime varet nga Liga e Kampionëve, nuk dua të tregoj mosrespekt ndaj klubit por do të shkoja shumë larg".
"Jam këtu dhe shumë i lumtur për momentin prandaj nuk po mendoj asgjë tjetër përpos klubit", kishte thënë francezi.
Në anën tjetër, Bellingahm ka arritur marrëveshje me Real Madirdin ku do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në verë.
"Bild" raporton se skuadra spanjolle do ta paguajë Bellinghamin rreth 17.4 milionë funte në vit (334 mijë funte për javë), derisa një marrëveshje me klubin gjerman pritet të mbyllet për 130 milionë funte.

