Jude Bellingham kompleton marrëveshjen me Real Madridin, peng mbetet vetëm Borussia Dortmundi
Mesfushori Jude Bellingahm raportohet se ka pranuar të gjitha detajet e ofertës së Real Madridit, duke qenë i etur që t'iu bashkohet në verë.
19-vjeçari pritet të jetë përforcimi i radhës i "Los Blancos" pavarësisht që deri vonë destinacioni i preferuar ishte Liverpooli, skuadër kjo që u tërhoq nga gara muajin e kaluar.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Bellingham ka pranuar të gjitha detajet e propozimit të skuadrës madrilene, duke bërë që transferimi të jetë një hap më afër.
Bellingham thuhet se është tejet i emocionuar për projektin në Santiago Bernabeu", me të cilët ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Real Madridit tani i mbetet të diskutojë me Borussia Dortmundin për kartonin e anglezit, ku me gjasë transferimi do të kompletohet brenda muajit.
Real Madrid tani i ka bërë të gjitha planet për dekadën e ardhshme pasi kanë transferuar yjet si Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni dhe me Bellingham mesfusha është e kompletuar edhe nëse pensionohen Luka Modric dhe Toni Kroos.
Si Kroos ashtu edhe Modric kanë arritur marrëveshje të qëndrojnë edhe një vit te 14 herë kampioni i Evropës, gjë që ka ndikuar edhe te Bellingham pasi anglezi mund të mësojë nga ta për se paku 12 muaj.
Përndryshe thuhet se Bellingham tani ka njoftuar edhe Mancheser Cityn se ka vendosur t'i bashkohet gjigantit madrilen.
Dortmund shpreson të fitojë rreth 150 milionë euro nga Bellingham, por Real Madridi synon ta kompletojë marrëveshjen për 120 milionë euro.