“Janë vetëm 2 gola, e rikthejmë” – Fjalimi frymëzues i Mbappes pas pjesës së parë të finales së Botërorit
Kylian Mbappe e kishte mbajtur një fjalim tejet frymëzues para bashkëlojtarëve të vet në kombëtaren e Francës gjatë pushimit mes pjesëve të finales së Kupës së Botës të dielën.
Sulmuesi 24-vjeçar dëgjohet duke i nxitur shokët e skuadrës, pasi Franca po humbte 2:0 pas pjesës së parë kundër Argjentinës, të futeshin me tjetër mendësi në pjesën e dytë.
Një dokumentar i quajtur “Merci Les Blues”, i publikuar të martën pasdite nga kanali francez TF1, shfaqin Mbappen duke mbajtur fjalim gjatë pushimit mes pjesëve.
“Është finalja e Kupës së Botës; është një ndeshje jetësore. Ne nuk mund të luajmë më dobët, dosido. Hajde të rikthehemi në fushë – ose t’i lejojmë ata të luajmë ose të luajmë ne, të luajmë me më shumë gjallëri dhe të futemi në duele, të bëjmë diçka ndryshe, djem”, thotë Mbappe.
“Është finalja e Kupës së Botës. Ndodhi, ata i shënuan dy gola, jemi dy gola disavantazh. Ne mund të rikthehemi! Djem, vetëm një herë në katër vjet ndodh kjo”, shtoi ai.
Kylian Mbappé's speech at half-time - France 🇫🇷- Argentina 🇦🇷
— Rஅjiv (@Rgeorg3) December 20, 2022
“It's the match of a lifetime, we can't do worse! » 💥🗣️ pic.twitter.com/aZbW4Z40gc
Dhe duket se fjalët e Mbappes patën ndikim te bashkëlojtarët e tij, pasi Franca ia doli ta barazonte rezultatin kah fundi i pjesës së dytë dhe ta çonte ndeshjen në vazhdime.
Mbappe ka mundur shumë lehtë të thyente shumë zemra argjentinase, pasi shënoi he-trik, përfshirë dy gola për 97 sekonda, për ta çuar ndeshjen në vazhdime dhe pastaj në penallti.
24-vjeçari u bë vetëm lojtari i dytë, pas Geoff Hurst më 1966, që shënon het-trik në finale të Kupës së Botës.

Mbappe e mposhti portierin Emiliano Martinez edhe gjatë ekzekutimit të penalltive, por Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni dështuan dhe Argjentina e fitoi Kupën e Botës për herë të parë që prej vitit 1986.
Tri ditë pas disfatës zhgënjyese në finale, Mbappe befasoi duke e ndërprerë para kohe pushimit për t’u rikthyer në ushtrime me klubin e tij Paris Saint-Germain.
