Mbappe lë pas humbjen në finale të Botërorit, kthehet në stërvitje pa përfunduar pushimin
Ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës, Kylian Mbappe, ka lënë prapa dhimbjen për humbjen në finale të Kupës së Botës 2022 në Katar nga Argjentina, kështu duke u kthyer në stërvitje te kampioni francez pa përfunduar 10 ditët e pushimit të garantuar.
Mbappe është kthyer në PSG në më pak se 72 orë nga humbja me penallti në finale. Ylli francez që shënoi het-trik në atë ndeshje kundër Argjentinës fituese, erdhi në Paris me pjesën tjetër të kombëtares, pak para se të raportohej për stërvitjet në mëngjesin e së mërkurës.
🔙 @KMbappe is back in training! 💪 pic.twitter.com/oGy8nv7lhl
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 21, 2022
24-vjeçari u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit, pasi në finale shënoi tre gola, ndërsa në shtatë ndeshje shënoi plot tetë gola, një më shumë se Lionel Messi, ky i fundit që rrëmbeu edhe çmimin e lojtarit më të mirë të turneut krahas Kupës së Botës.

Mbappe do të shpresojë të lërë pas humbjen e së dielës ndaj Argjentinës, pasi është një shtysë shumë e madhe për skuadrën në gjysmën e dytë të sezonit. PSG është në krye të tabelës së Ligue 1 dhe do të përballet me Bayern Munich në 1/16 e Ligës së Kampionëve. Së bashku me Lionel Messin, 24-vjeçari do të synojë të fitojë çmimin kryesor për klube evropiane për të kompensuar fatkeqësinë e tij në Kupën e Botës.

PSG mbetet e pamposhtur këtë sezon, duke fituar 13 ndeshje në Ligue 1 dhe duke barazuar dy. Kjo ecuri i ka vënë ata pesë pikë larg Lensit të vendit të dytë në ligën elitare franceze.
Kampionët francezë kthehen në aksion në Ligue 1 në mbrëmjen e së mërkurës më 28 dhjetor, teksa presin Strasburgun në Parkun e Princave.

