Inzaghi: Gosens është duke gjetur veten, kemi nevojë edhe për një mbrojtës - NACIONALE

Inzaghi: Gosens është duke gjetur veten, kemi nevojë edhe për një mbrojtës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Cremoneses ka folur në konferencë për shtyp për shumë gjëra, duke përfshirë largimin e mundshëm të Robin Gosens për të cilin thotë se është duke punuar mirë dhe po kthehet në formë, ndërsa ka folur edhe për ardhjen e Francesco Acerbit për të cilin shpreson se do të vijë deri në fund të afatit kalimtar veror.

Tensionet në Inter kohët e fundit janë rritur, sidomos me kohën e limituar në afatin kalimtar. Është raportuar Interit i duhet ta shesë Gosensin në Leverkusen për të nënshkruar me Acerbin.

Zikaltrit mposhtën Cremonesen në mbrëmjen e kaluar me rezultat 3:1 në Guiseppe Meazza, por asgjë nuk ka ndryshuar në skuadër, të cilët presin një përfundim pozitiv të afatit të transferimeve.

Shumë media të mëdha, përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia thanë se Bayern Leverkusen ka bërë ofertë zyrtare për blerjen e mbrojtësit gjerman, dhe Interi është e gatshme ta pranojë.

Drejtori Beppe Marotta duke kaluar pranë kamerave pas ndeshjes, lëshoi një koment për këtë situatë, duke thënë “Do të flemë mbi këtë çështje.”

Ndërsa Inzaghi ka thënë se Gosens po kap ritmit dhe po rritet kondicionalisht.

"Sa për Gosens nuk di asgjë, problemi im më i madh sot ishte Cremonese. Gosens po punon shumë mirë, ai po e gjen veten përsëri. Tani po bëj zgjedhje për ta lënë të hyjë gjatë garës dhe gjendja e tij fizike po rritet".

Inter, Bayer Leverkusen a Milano per Gosens

Në pyetjen se a shpreson se do të hapen sërish bisedimet për Acerbin me Lazion, trajneri italian tha se pret hapjen dhe është i nevojshëm një transferim i tillë.

"Absolutisht po. Në këtë orar të ngjeshur ne kemi nevojë për rotacione. Duke luajtur kështu, gjendja duhet të përmirësohet dhe mund të ndodhin lëndime. Ne duhet të jemi gati për çdo gjë, e dimë që deri në pushimin e nëntorit do të jetë një ‘Turne fuqie ’".

Acerbi trattato nella settimana di Lazio Inter e' troppo. Anche per Inzaghi

Inzaghi u pyet edhe për Milan Skriniar, pasi trajneri i PSG-së, Galtier, nuk e kishte përjashtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit sllovak në ditën e fundit të afati, por trajneri italian thotë se kemi nevojë për mbrojtës, duke nënkuptuar se nuk e dëshiron shitjet e tij aspak.

“Zakonisht nuk flas kurrë për lojtarë të skuadrave të tjera, nuk i kam ditur këto deklarata. Për sa i përket afati kalimtar, e kam folur 15 ditë më parë. Sot na mungon një mbrojtës, klubi është në dijeni, janë dy ditë e gjysmë deri në përfundim të afatit dhe shpresoj të jem i kënaqur, kur të përfundojë”.

Lajme të ngjashme