Gosens pranë largimit nga Inter, Bayer Leverkusen i interesuar për shërbimet e tij
Kalimi i Robin Gosens te Inter në fillim të këtij viti kishte ngjarë shumë bujë, por ambientimi në skemat e Inzaghit nuk ndodhi kurrë. Tani klubi zikaltër po shikon që t'ia gjejë një sistemim të ri.
Mbrojtësi gjerman, Robin Gosens, ka qenë prej lojtarëve më të dalluar të Atalantas, ku skuadra bergamaske shkëlqeu me Gasperinin, duke u kualikuar në gara evropiane dhe - për më tepër - duke dëshmuar paraqitje solide.
Lëndimi i rëndë që e la jashtë fushës për muaj të tërë, ia vështirësoi tej mase punët Gosensit. Inter parashihte që me sigurimin e shërbimeve të tij, të kishte një lojtar i cili do të mund t'i garantonte paraqitje të mirëfillta në krahun e majtë. Koha e dëshmoi të kundërtën.
Në të tilla rrethana ku ai vazhdon të jetë çdoherë e më i izoluar, përkundër se është rikthyer nga lëndimi - Inter po shikon që t'ia gjejë një klub të ri.
Bayer Leverkusen troket në dyert e Interit
Mbrojtësi anësor Gosens mund ta braktisë skuadrën e Interit për t'iu bashkuar Bayer Leverkusenit. Megjithatë, para se të ndodhë një gjë e tillë, klubi gjerman dëshiron të sigurohet se gjendja e tij fizike të jetë e mirë, duke e nënshtruar në teste mjekësore të detajuara.
Siç raporton agjencia e lajmeve "Goal", në ditët e fundit janë zhvilluar disa biseda mes drejtuesve të të dy klubeve. Bayer Leverkusen është duke u munduar që ta pikëtojë një profil të duhur, me përvojë ndërkombëtare dhe ish-ylli i Atalantas shihet si i duhuri në këtë këndvështrim.
Nga ana tjetër, mbrojtësi 28-vjeç gjerman nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij të madhe që të luajë në Bundesliga. Bayer Leverkusen do të ishte një destinacion e lëverdishëm për të edhe sa i përket ndjesisë së afërsisë nga qyteti i tij i lindjes, Emmerich, i cili është 100 km larg ambientit të klubit gjerman.
Shitja e kartonit të Gosens do të mund t'i jepte Interit një infuzion të domethënës në bilancin vjetor, ku deri në vitin e ardhshëm Zhang si pronar i klubit zikaltër synon që t'i gjenerojë 60 milionë euro nga shitjet e mëtutejme të lojtarëve.
Deri më tani siç raportojnë mediet italiane ai është shfaqur tërësisht i pakënaqur me zhagitjen e vazhdueshme që është vënë në pah sa i përket largimit të disa lojtarëve që më nuk figurojnë në planet e klubit për të ardhmen.

