Interi refuzon ofertën më të re PSG-së për Skriniarin - NACIONALE

Interi refuzon ofertën më të re PSG-së për Skriniarin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti italian, Inter, ka refuzuar edhe ofertën më të re të Paris Saint-Germain për mbrojtësin Milan Skriniar.

Gazetari nga Italia, i afërt me Interin, Gianluca Di Marzio, ka treguar detajet nga takimi i sotëm mes dy palëve.

Kampioni i Francës, PSG, dëshpërimisht është duke kërkuar një mbrojtës, kur kanë mbetur edhe shumë pak deri në mbyllje të afatit kalimtar veror, dhe diçka që është bërë publike edhe vet nga trajneri i parisienëve, Christopher Galtier, në konferencë për shtyp që synimi kryesor është Skrinar.

Paris Saint-Germain u interesua për 27-vjeçarin gjatë tërë afatit kalimtar, dhe tani kanë konfirmuar prapë interesimin e tyre me një ofertë zyrtare, që sipas Di Marzios është refuzuar nga Interi.

Drejtuesit e parisienëve, ishin sot në Itali, për të shikuar disa mundësi për të transferuar lojtarë. Aty kishin mundësi të takoheshin me drejtuesit e Interit për Milan Skriniar.

Antero Henrique, drejtori sportiv i PSG-së dha ofertën zyrtare prej 50 milionë eurove plus shtesat, që ishte ofertë e ngjashme me atë të muajve të kaluar. Sidoqoftë, Interi nuk e ka konsideruar fare këtë ofertë, duke menduar se kjo vlerë nuk përkon me kualitetin e futbollistit të gjeneratës 1995. Interi të paktën çfarë priste të fitonte nga sllovaku ishte shuma prej 80 milionë eurove pa shtesa.

Five reasons why Milan Skriniar is perfect for Paris Saint-Germain (PSG)

Interi ka konfirmuar se janë duke shikuar rrethanat për të rinovuar me Skriniarin, dhe kështu tregojnë se qëllimi i tyre është që mbrojtësin sllovak ta kenë në qendër të projektit, duke parë se është një nga lojtarët më të vlerësuar në tregun e transferimeve tek Interi.

Edhe dëshira e lojtarit nuk ka qenë asnjëherë për t’u larguar nga Lombardia, por ai duhet të bie dakord për marrëveshjen e re me zikaltrit, pasi që kontrata aktuale i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, një javë më parë nënjë konferencë për shtyp tha se skuadra nuk do të shesë më lojtarë të mëdhenj, por vetëm nëse do të mund të mbulojnë hapësirën që ka lënë Andrea Ranocchia.

"Skuadra është ajo që jemi pajtuar me klubin. Na mungon një qendërmbrojtës, i cili do të mundte ta zëvendësonte Ranocchian. Klubi është duke punuar dhe mendoj se nuk do të më duhet më të flas për afatin kalimtar sa i përket përforcimeve apo shitjeve të lojtarëve, sepse gjithçka është e mbyllur", tha ai.

Skriniar figurë kyçe në Inter

Milan Skrinar erdhi në Inter në vitin 2017 nga Sampdoria, për shumën 34 milionë euro, dhe që nga atëherë mbetet një nga figurat kryesore të Interit si dhe nga meritorët që zikaltrit u kthyen në Ligën e Kampionëve, pas shumë viteve mungesë në gara evropiane.

PSG : Le PSG sait à quoi s'en tenir pour Milan Skriniar

Në pesë vite qëndrim te Interi, ai numëron 216 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar katër herë për bashkëlojtarët.

Lajme të ngjashme