Interi me rikthim të madh barazon ndaj Benficës, Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Napolit - NACIONALE

Interi me rikthim të madh barazon ndaj Benficës, Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Napolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi ka arritur që të kthehet nga humbja në një barazim 3:3, kështu duke mbajtur gjallë shpresat që në xhiron e fundit ta marrë vendin e parë në grup. Në anën tjetër Real Madridi ka shënuar fitore 3:2 ndaj Napolit me përmbysje të rezultatit, pasi krejt në fillim për disa minuta ishte duke humbur.

Benfica - Inter

Ndeshja e zhvilluar në Lisbonë paraqiti skuadrat me dy fytyra. Interi nuk po dukej fare në pjesën e parë, e Benfica po shkëlqente, ndërsa në 45 minutat e dyta ndodhi e kundërta. Interi u kthye nga humbja 3:0, për të barazuar 3:3.

Ishte Joao Mario që me het-trikun e tij (5', 13' dhe 34') e çoi skuadrën e tij në pushim me rezultatin 3:0.

Interi e filloi furishëm pjesën e dytë. Ishte Marko Arnautovic që gjeti golin me asistimin e Bisseck për rezultatin 3:1. Shtatë minuta më vonë Davide Frattesi me gol të bukur ngushtoi rezultatin në 3:2.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Alexis Sanchez që shënoi nga pika e bardhë për barazimin 3:3.

Interi tani ka 11 pikë, aq sa ka edhe Real Sociedad në vendin e parë.

Real Madrid - Napoli

Real Madridi nuk ka të ndalur. Mbretërit me përmbysje të rezultatit kanë fituar ndaj Napolit 3:2, për të marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje.

Ishte Simeone që fillimisht çoi në epërsi skuadrën e tij në minutën e nëntë, por Real Madridi u kundërpërgjigj shpejt.

Fillimisht Rodrygo barazoi gjithçka dy minuta më vonë, ndërsa Jude Bellingham e çoi në epërsi klubin mbretëror për herë të parë në këtë takim në minutën e 22-të, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 2:1.

Napoli arriti ta barazonte rezultatin me të filluar pjesa e dytë me anë të Zambo Anguissa, por Real Madridi nuk u ndal.

Paz Martinez (84') dhe Joselu (90+4') shënuan për rezultatin përfundimtar 4:2.

Real Madridi veçse e ka siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Napoli ende nuk e ka siguruar në tërësi vendin e dytë, pasi takohet drejtëpërdrejtë me Bragën në xhiron e fundit për këtë pozitë.

Lajme të ngjashme