Raportohet se Haxhiu i ka ftuar në takim liderët e partive politike
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional të krijuar pas moskonstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas burimeve të Klanit, takimi pritet të zhvillohet të martën, duke filluar nga ora 09:00.
Në fokus të takimit pritet të jetë situata aktuale politike dhe institucionale në vend, veçanërisht pamundësia për përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Raportohet se Haxhiu “synon të nxisë dialogun ndërmjet liderëve të partive politike për gjetjen e një zgjidhjeje” që do t’i hapte rrugë tejkalimit të krizës institucionale.