VIDEO/ Jude Bellingham shënon si zakonisht, Real Madridi e përmbys Napolin - NACIONALE

VIDEO/ Jude Bellingham shënon si zakonisht, Real Madridi e përmbys Napolin

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Gëzimi i Napolit nuk ka zgjatur për shumë minuta, pasi Real Madridi me dy gola të shpejtë ka arritur ta përmbysë rezultatin.

Ishte Simeone ai që hapi takimin, kur e kaloi Napolin në epërsi 1:0 në minutën e nëntë.

Por Real Madridi u kundërpërgjigj dy minuta më vonë, kur Rodrygo barazoi 1:1, ndërsa për ta përmbysur rezultatin u kujdes i zakonshmi Jude Bellingham, që në minutën e 22-të shënoi për 2:1.

Tani është bërë e zakonshme për Bellingham që të shënojë gola, pasi ai është aty për skuadrën e tij në pothuajse çdo lojë, ani pse pozicioni i tij është si mesfushor.

Lajme të ngjashme