Joao Mario e bën 'hor' ish-skuadrën, Benfica ia shënon tre gola Interit
Benfica është duke e shkatërruar Interin me një lehtësi të madhe, duke arritur të depërtojë lehtë pothuajse në çdo aksion të mundshëm.
Simone Inzaghi hyri në këtë takim me ndryshime të mëdha, duke pushuar pothuajse tërë skuadrën dhe kjo duket se nuk ishte edhe aq ide e mirë, edhe pse zikaltrit kanë siguruar kalimin tutje.
Joao Mario, ish-lojtar i Interit, ka shënuar het-trik brenda 35 minutave të parë.
Goli i parë erdhi në minutën e pestë, kur Mario shënoi lehtësisht me asistimin e Casper.
João Mário put Benfica ahead with an early goal
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 29, 2023
Benfica 1-0 Interpic.twitter.com/wtSxA9Kz0I
Tetë minuta më vonë Kristjan Asllani bëri një gabim në një zonë të ndjeshme dhe reagimi jo i mirë pastaj nga lojtarët e tjerë bënë që Joao Mario të dyfishonte epërsinë.
João Mário scored second time. Benfica leads 2-0pic.twitter.com/sQFnt7zCQb
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 29, 2023
Për het-trikun e tij u kujdes në minutën e 34-të, ku sërish Casper ishte asistues.
Hattrick from João Mário. In just 34 minutes
— FootColic ⚽️ (@FootColic) November 29, 2023
Unbelievable. Unbelievable!pic.twitter.com/MDUXP1fckb
Paraqitja e sotme e mbrotjes së Interit është për t'u harruar sa më parë.