‘I pandalshmi’ Haaland tallet me Grealish: Kam vetëm gjysmën e presionit tënd, pasi kam kushtuar sa gjysma jote - NACIONALE

‘I pandalshmi’ Haaland tallet me Grealish: Kam vetëm gjysmën e presionit tënd, pasi kam kushtuar sa gjysma jote

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi më i ri i Manchester Cityt, Erling Haaland, është tallur me Jack Grealish, duke i thënë se ai përballet vetëm me gjysmën e presionit me të cilën përballet mesfushori anglez, pasi që ka kushtuar për gjysmë çmimi më lirë.

Manchester City pagoi vitin e kaluar afër 120 milionë euro në arkat e Aston Villës për shërbimet e Grealish, ndërsa këtë vit kampioni anglez bleu sulmuesin norvegjez për marrëveshjen e plotë prej 60 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Tashmë nga sulmuesi i dëshmuar në Dortmund, pritet shumë që të shkëlqejë edhe në Angli, por ai thotë se çmimi i tij nuk është aq i frikshëm dhe i lehtë arritshëm për ta shpërblyer besimin nga skuadra, ndërsa e ka ngacmuar bashkëlojtarin e tij, duke thënë se ai e ka më të vështirë.

Çfarë i tha Haaland, Grealishit?

“Erling duke mirë në stërvitje, kur ai të arrijë formën e plotë fizike, do të jetë i pandalshëm. Nuk mund të pres që të luajë së bashku me të, dhe jam duke punuar që ta bëjë këtë.”

“Ai më tha mua: ‘Unë jam vetëm sa gjysma e çmimit tënd, kështu që kam presion përgjysmë më pak se ti’.”

“Natyrisht se ka pritshmëri të mëdha për ne, ne duhet ta menaxhojmë presionin. Mendoj se nëse ai humbet ndonjë rast të mirë, menjëherë njerëzit do të kenë diçka për të thënë. Më është dashur vet të mësohem me këtë.”

Grealish për fund shtoi: “Ai është një djalë i mirë, djalë brilant. Në ditën e parë që u takuam, hipëm së bashku në makinë, dhe gjatë vozitjes po mendoja ‘Çfarë djaloshi’. Ai është me këmbë në tokë, e çuditshme për të arriturat e tij. Duhet të qëndrojë kështu dhe besoj është mësuar me këtë.”

A është Haaland nën presion te Manchester City?

Haaland pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Pep Guardiolas me shumë gola të shënuar, pas një eksperience të jashtëzakonshme të kaluar në Dortmund, ku në 88 paraqitje në të gjitha garat shënoi 85 gola.

Haaland e pranon se ka bërë një hap të madh me ardhjen e tij në një mjedis tjetër dhe një kampionat të madh siç është Premierliga.

“Është një sfidë e madhe për mua, vend i ri, ligë e re, trajner i ri, gjithçka e re për mua, kështu që është një sfidë mjaft e madhe. Por e mira është se e di se si është të vish në një klub të ri, e kam bërë disa herë më parë.”

Ndërkohë ish-sulmuesi i Cityt, Sergio Aguero, paralajmëron se sulmuesit norvegjez do t’i duhet kohë për t’u përshtatur dhe funksionuar mirë me skuadrën e re.

“Haalandit do t’i marrë pak kohë që të përshtatet me Anglinë dhe kërkesat e Pepit, ashtu siç më është dashur mua. Logjikisht do të ketë një periudhë përshtatje në një ligë të fortë siç është Premierliga, por unë mendoj se do ta kalojë këtë proces shpejt dhe rezultatet e tij do të shihen.”

Lajme të ngjashme