Haaland: Solskjaer më tha se ke zgjedhur Manchesterin e gabuar - NACIONALE

Haaland: Solskjaer më tha se ke zgjedhur Manchesterin e gabuar

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Erling Haaland ka treguar se ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i ka dërguar mesazh duke i thënë se ke zgjedhur anën e gabuar të Manchesterit, pasi që sulmuesi norvegjez kaloi te qytetarët për 60 milionë euro.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Norvegjisë po përgatitet për sfidën e re në Premierligë, ndërsa në eksperiencën e kaluar në Borussia Dortmund ishte paraqitur në 89 ndeshje, duke shënuar 86 gola.

Më herët gjatë vitit 2019 kur Solskjaer u emërua si trajner te djajtë e kuq, u përfol për një bashkim të mundshëm, por kjo asnjëherë nuk u bë e mundur, dhe tani Haaland e sheh vetën të veshur me ngjyrat e kaltra të Manchesterit.

A bëri zgjedhje të gabuar Haaland kur zgjodhi Manchester Cityn?

Me sukseset që kanë të kaltrit viteve të fundit, duke përfshirë katër tituj të Premierligës në pesë vitet e fundit, është e vështirë të gjykohet si zgjedhje e gabuar, ajo që ka bërë Erling Haaland, për t’u bashkuar me skuadrën e Pep Guardiolas.

Haaland gjatë një interviste për Manchester Evening News ka treguar për mesazhet e fundit të shkëmbyera me Solskjaer.

“Kur nënshkrova me Manchester Cityn, ai më uroi për këtë lëvizje me mesazhin ‘Paç fat në anën e gabuar të Manchesterit’. Ne flasim nganjëherë, siç e dini ai pati një ndikim të madh në fillimet e karrierës time, kur isha në Molde. Ai është një njëri i mirë.”

Haaland iu bashkua Moldes, klubit norvegjez si 16-vjeçar, ku shënoi 20 gola në 50 paraqitjet e para, duke bërë që t’i bashkohet menjëherë Red Bull Salzburg ku më pastaj karriera e tij mori hovin e madh e duke u cilësuar si një sulmuesit më të mirë në qarkullim për momentin.

A është i gatshëm Haaland të luajë në Premierligë?

Kjo pyetje është bërë shpesh, se sa mundet sulmuesi norvegjez të ambientohet me kampionatin anglez e deri te pyetja se si do ta ndryshojë Guardiola sistemin për një sulmues tipik.

Nëse Manchester City kohët e fundit nuk luan me sulmues tipik, kjo nuk do të thotë që Guardiola nuk mund të ndryshojë në këtë aspekt, sepse siç e dimë, trajneri spanjoll kishte luajtur me Agueron në këtë pozitë për disa sezone dhe ka pasur suksesin e vet.

Ishte pikërisht Aguero, lojtari që me prezencën e tij bëri që një lëvizje e Haalandit të mos bëhej aq shpejtë.

Tani Haaland do të duhet të ndjekë hapat e babait të tij, Alfie Haaland, i cili bëri një karrierë të mirë në Premierligë, dhe t’i lë shenjat e tij ashtu siç bënte babai i tij në Nottingham Forest, Leeds United dhe Manchester City.

Erling braut Haaland foli për kohën kur Manchester City nuk e dëshironte.

“Tre vjet më parë City nuk më donte, sepse kishte Agueron dhe nuk kishte një hapësirë për mua. Në thelb ndihesha mirë që po shkoja në Gjermani dhe jo në Angli atë kohë. Mund të vija më herët por mendoj se erdha në kohën e duhur. Të gjitha zgjedhjet e mia, duke nisur nga Molde, Salzburg dhe Dortmund, ishin zgjedhja më e mirë e kohës dhe nuk ankohem për këtë.”

Lajme të ngjashme