Mendy: Ta ndalësh Haalandin është njëjtë si ta ndalësh Benteken
Portieri i Chelseas, Edouard Mendy, është shfaqur me plotë vetëbesim para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, duke thënë se ta ndalësh Erling Braut Haaland është njëjtë si ta ndalësh Christian Benteken.
Portieri senegalez do ta ketë një sezon mjaftë të vështirë, duke parë që skuadrat pretendojnë titullin, Manchester City e Liverpool, janë forcuar me sulmuesit Haaland e Nunez respektivisht, ndërsa edhe Tottenham Hotspuri i Contes ka një nga sulmuesit më të frikshëm në ligë, Harry Kane.
Sidoqoftë portieri i Chelseas nuk ka fare frikë nga këto arritje që kanë bërë skuadrat, duke u shfaqur plotë vetëbesim.

Çfarë thotë Mendy për Haaland?
Takimi i parë i Chelseas me Manchester Cityn do të jetë në janar të vitit 2023. Përpara kësaj, Mendy, do të udhëtojë në Katar për të përfaqësuar vendin e tij në Kampionatin Botëror që mbahet gjatë muajve nëntor-dhjetor.
Teksa Mendy udhëton në Katar, norvegjezi nuk ka arritur të kualifikohet me kombëtaren e tij në Kupën e Botës, kështu që do të mbetet i freskët për skuadrën, pasi të mbarojë gara më e madhe për shtete.
Mendy është i gatshëm për sfidën me sulmuesin e talentuar, dhe gjatë një interviste ka vendosur që mos t’i jap vëmendjen maksimale.
“Unë mësoj rreth lojtarëve. Mësoj shumë, dhe jo vetëm për një skuadër apo për një sulmues, ne duhet të fokusohemi në çdo sulmues dhe çdo skuadër që luan kundër nesh. Nuk përbën dallim Haaland. Në sytë e mi njëjtë është si Haaland si Benteke i Palaces. Nuk është njëjtë City me Palacen por sulmuesit duhet të trajtohen njëjtë.”
Çfarë thotë Mendy për kalimin e Sadio Manes në Bayern Munich?
Mane la Liverpoolin për një kalim te Bayern Munich për 32 milionë euro plus 9 milionë euro shtesa në bazë të paraqitjeve.
Mendy ka një shoqëri relativisht të afërt me Manen, pasi që luajnë së bashku në Senegal. Ai e ka komentuar kalimin e tij në Gjermani si një humbje për kampionatin anglez.
“Kampionati humbi një lojtar të madh, shpresoj se do ta shijojë eksperiencën në Bundesligë. Ai është një humbje e madhe për kualitetin, ndikimin si dhe për inkurajimin që i bënë të rinjve. Kur humb një lojtar të tillë, duhet të ketë ndikim të madh.”
“Mendoj se është humbje e madhe për kampionatin si lojtar ashtu edhe për personin që është.”
Edouard Mendy në fund të intervistës i ka thurur vargje legjendës së Chelseas, Petr Cech.
Ish-portieri i Chelseas, Petr Cech, ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në karrierën e portierit të tanishëm të ‘të kaltërve’, por me marrjen e pronësisë nga Todd Boehly të klubit, ai është larguar. Pas largimit të Cech, ai ka thurur vargje për legjendën, ndërsa nuk e ka harruar as ish-trajnerin e tij Christophe Lollichon, i cili i ndihmoi shumë para se të vinte në Chelsea.

“Pa Pete dhe Chrisoph, nuk besoj se do të isha në Chelsea. Gjithmonë do të jem falënderues te këta persona, dhe rruga më e mirë për t’i shprehur falënderimet është të paraqitem në më të mirën time në fushën e futbollit, ta bëj vetëm punën time.”

