Jorginho: Dua të qëndroj në Chelsea - NACIONALE

Jorginho: Dua të qëndroj në Chelsea

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori italian, Jorginho, ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Chelseat në vitet e fundit. Si rrjedhojë, ai ka shfaqur dëshirë të qëndrojë te skuadra londineze.

Çdo verë që vjen e ka në qendër të vëmendjes të ardhmen e Jorginhos. Mediet italiane shpesh insistojnë që ta lidhin atë me një transferim të mundshëm në vendin e tyre. Në të kaluarën, Jorginho ka bërë paraqitje të mira në Serie A, ku maksimumin e formës së tij e kishte arritur te Napoli, pasi ishte transferuar nga Hellas Verona që ishte pjesë e Serie B atëbotë.

Sarri besoi shumë tek ai dhe në fund pikërisht trajnerin italian e ndoqi, për t'iu bashkuar Chelseat. Mirëpo, ambientimi i tij në futbollin anglez ka qenë më i mirë sesa që dukesh që trumbetonte në fillim. Kësisoj, ai është shndërruar në pikë referimi për formacionin e çdo trajneri të Chelseat në këto vite.

Në lidhje me të ardhmen e tij është shprehur vetë ai nga grumbullimi në California, ku po qëndron skuadra londineze këto ditë.



"Ndihem mjaft mirë këtu (në Chelsea) dhe natyrisht që do të më pëlqente të qëndroja. Por, siç e dini ndodhin shumë gjëra dhe nuk i dihet asnjëherë.

"Megjithatë, kam një kontratë dhe më pëlqen të qëndroj këtu. Kështu që, nuk mendoj të transferohem askund tjetër"
, komentoi ai.

Kur u pyet rreth zërave që e lidhin atë me një rikthim në kampionatin italian, mesfushori u tregua shumë i qartë në përgjigjen e tij.

"Kështu thuhet çdo vit, por nuk mendoj që është ashtu. Mendjen e kam vetëm këtu ku gjendem dhe jam i përqendruar 100%"
, përfundoi ai.



Gjatë ditëve të kaluara flitej se Juventus do të mund ta angazhonte mesfushorin 30-vjeç, në vazhdën e transferimeve që po bën për ta rikomponuar repartin në fjalë nga zero, por siç duket Jorginho nuk është i interesuar për një transferim të tillë.

Lajme të ngjashme