Hojlund mungon në ndeshjen e parë të Manchester Unitedit
Rasmus Hojlund, ylli i ri i Manchester Unitedit, mund ta humbasë fillimin e sezonit të ri në Premierligë, pasi siç është zbuluar nga mediat britanike ai po vuante nga një dëmtim në shpinë gjatë transferimit të tij nga Atalanta, për një çmim rekord.
20-vjeçari u transferua në Old Trafford në një marrëveshje me vlerë 75 milionë euro fikse, plus 10 milionë euro shtesë, në fillim të muajit gusht, pas bisedimeve të gjata mes dy skuadrave.

The Athletic konfirmoi se Hojlund do të kërkojë 'disa javë rehabilitim' dhe aktualisht po merr pjesë në një program trajnimi individual. Ai u filmua duke vrapuar në bar në Carrington të martën.
Duke folur pas miqësores së fundit të United me Lens, në ditën kur Hojlund u zbulua zyrtarisht, Erik ten Hag tha: “Është e vështirë të thuhet se si do të shkojë ai proces, por mendoj se ai po bën përparim të mirë në këtë moment, kështu që ne duhet të shohim dita-ditës, për ta ndjekur hap pas hapi në situatën shëndetësore”.
United do të nisë sezonin e tyre në Premierligë me një vizitë te Wolves më 14 gusht, por Hojlund nuk do të përfshihet.
Manchester United are targeting their trip to Arsenal on September 3 as a potential debut date for Rasmus Hojlund.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 9, 2023
The 20-year-old signed for the club with a minor back injury, which requires a few weeks of rehabilitation.
More from @lauriewhitwell https://t.co/DMtEoscLXh
Në vend të kësaj, Athletic pretendon se përballja me Arsenalin në Emirates më 3 shtator po synohet si një datë e mundshme për debutimin e Hojlund.