LUMIRI I ALBINIT - NACIONALE

LUMIRI I ALBINIT

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Belesh kryetar: Asnjë kryetar i as secilës parti politike në Kosovë nuk ka ardhur në krye të saj aq pameritueshëm sa që është Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së. Pa asnjë kontribut politik u katapultua si kryetar, pa asnjë kontribut kombëtar në të kaluarën, të tashmen e mos të flasim për të ardhmen. “Aristokrat” i vetshpifur, snob i ulët, aspak solidar me pjesën dërrmuese të qytetarëve që vuajnë të zitë e ullirit t’i paguajnë faturat dhe ta sigurojnë mbijetesën në kohën kur ai luan në piano dhe reklamon fruta ekzotike si avokado e të tjera. Me “Vejushën e Zezë”, antikombëtaren e operuar nga të gjithë skrupujt kur bëhet fjalë për poste dhe pushtet, Vjosa Osmani, janë shndërruar në rrogëtarë dhe servilë të Kurthit në rrugën e tij drejt shkatërrimit përfundimtar dhe të pakthyeshëm të Kosovës. Thirren se janë rugovistë, lidhje me Rugovën nuk kanë përveç se e keqpërdorin për vota. Lumir Abdixhiku betejën politike e ka bërë me opozitën (PDK, Aleanca, mediat e lira, opinionistët e pavarur dhe pjesën e LDK-së që nuk ia kruan bishtin) se kundër LV-së.

Në fakt kundër LV-së gjithmonë i ka pasur poturet e lëshuara për toke. Bëri e ç’bëri, me llaskucët brenda partisë dhe e ktheu Vjosa Osmanin apo mojsigolemkën e LDK-së, pas tradhtisë që kjo bukëshkalë i bëri LDK-së duke ia përgjysmuar forcën politike dhe duke ia dërguar si “pajë” martesore gjysmën e deputetëve të LDK-së, shkatërruesit të Kosovës, Albin Kurthit. Bashkë me injoranten Donika Shvarc. Deri në kohën kur Kurthi e shqelmoi pa asnjë konsideratë dhe pa pikë mëshire përkundër servilosjes së pafund të kësaj mercenareje të paskrupullt. LDK-ja gaboi rëndë kur e pranoi renegaten Osmani përsëri duke e bërë bartëse të listës.

Këtë e bëri servili i Kurthit, Lumir Abdixhiku, me mashtrim i mbijetuar gjatë dy kuvendeve të jashtëzakonshme. Qëllimi i Abdixhikut ishte të rehatohet në grazhdin politik dhe financiar të Kurthit ndërsa partinë ta lë në duart e renegates Osmani e që do të shndërrohej në paçavër të Kurthit. Abdixhiku dhe Osmani sikur edhe Kurthi me mercenarët institucionalë nuk e duan UÇK-në, të burgosurit politikë dhe vlerat e vërteta kombëtare. Ata i urrejnë, hapur dhe fshehur duke i goditur mbi brez e nën brezë. Duke i luftuar ulët dhe ndyrë. Këta duan vetën pushtetin dhe të mirat që ia mundëson. Janë të poshtër dhe mashtrues, josakrifikues për lirinë dhe shtetin, përfitues të pamoralshëm nga liria e pamerituar dhe shteti që e dhunojnë çdo ditë.

Abdixhiku luftën kryesore e ka me Përparim Ramën, i cili ia fitoi LDK-së Prishtinën në dy mandate dhe kundër secilit brenda LDK-së që kundërshton që LDK-ja të bëhet servil apo kondom i shqyer i LV-së dha hamshorit paranojak, Albin Kurthi. Tash i kërcënon 6 deputetë të LDK-së që nuk e votuan favoritin e Kurthit dhe Vjosa Osmanit për president “konsensual” ndërkaq që Bekim Sejdiu është i propozuar nga Vjosa Osmani, me rekomandim dhe pajtim të Kurthit.

Realisht dhe nominalisht, Lumir Abdixhiku është kryetar i LDK-së ndërsa faktikisht Vjosa Osmani është alfa dhe omega e LDK-së. Bashkë me Kurthin kjo “politikane” e paskrupullt, LDK-në e kanë shndërruar në teatër të kukullave. Rugova ishte e kundërta e tyre sepse ishte bashkëpunues me të gjithë akterët politikë dhe asnjëherë nuk e donte tërë pushtetin.

Në Rambuje i dha përparësi Hashim Thaçit, bëri koalicion me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin, për interes të qytetarit dhe shtetit. Për bindjen time shumë më afër dhe më të vërtetë si rugovistë janë 6 deputetët që po pushkatohen nga Lumiri, Vjosa dhe Albini se mercenarët e Kurthit, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani. Dhe, pa asnjë dyshim, LDK-ja, me Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin nuk ka asnjë alternativë përveç të përfundojë si mendermethënë “Guxo” dhe “Alternativa”. Ndërkaq që Lumiri dhe Vjosa të integrohen me Donikën, Peculken, Agim injorantin, Ardiana taraluzhën, Avni marionetën, shkartovinën Lenkë dhe të tjerë.

Pushkatimi i paskrupullt i Blerim Isufajt: Dy herë jam dënuar para gjykatave të ish Jugosllavisë. Herën e parë në Sarajevë me tre vjet burg dhe herën e dytë para Gjykatës Ushtarake në Zagreb me 12 vjet burg. Afërsisht 6 vjet kam qenë në vetmi dhe izolim. Vetëm unë me Zotin. Herën e parë më kanë marrë në pyetje inspektorët e sigurimit të shtetit jugosllav, kurse herën e dytë më kanë marrë më pyetje oficerët e shërbimit të zbulimit dhe kundërzbulimit të ushtrisë jugosllave – KOS.

Herën e parë jam arrestuar me kërkesë të Xhevdet Hamzës, gjyshi i Agon Hamzës, këshilltar aktual i Albin Kurthit. Agon Hamza ishte nën çebe në veturën e ndaluar nga policia në Klinë bashkë me Kurthin, Dardan Velinë dhe Vlora Bajçinovcin e që shoqëroheshin nga vëllezërit Donçiq, oficerë të BIA-së. Për lexuesit e nderuar dua të theksoj se në të dyja rastet kur jam marrë në pyetje dhe trajtuar nga inspektorët e sigurimit të shtetit dhe të KOS-it, jam trajtuar më me dinjitet se që është trajtuar Blerim Isufaj nga Këshilli Prokurorial i Dejona Mihalit, simotër e Fatmir Shehollit. Gjatë hetimeve më kanë trajtuar si armik por më kanë respektuar si kundërshtar që kam mbrojtur qëndrimin tim dhe që nuk kam pranuar asgjë nga ta.

Përkundër 6 viteve të vetmisë. Histeria gjatë marrjes në pyetje të Blerim Isufajt – jo dëgjim të raportimit të një kolegu dhe udhëheqësi është patologji në vete, është degradim i skajshëm i moralit, njerzillëkut dhe profesionalizmit.

Është turp dhe poshtërsi! Pastaj heshtja jonë! Është kryevepër e turpit!/Gazeta Epoka e re/

Lajme të ngjashme