Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator, Dehari: Pres që marrëveshja LVV – LDK të shoqërohet me përgjegjësi konkrete - NACIONALE

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator, Dehari: Pres që marrëveshja LVV – LDK të shoqërohet me përgjegjësi konkrete

58 minuta më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstutive të Kuvendit, Avni Dehari, e ka thirrur vazhdimin e kësaj seancës.

Ai ka bërë me dije se vazhdimi i seancës të nisur më 6 gusht do të mbahet më 9 shtor në ora 11:00.

Në profilin e tij në Facebook, deputeti i VV-së ka treguar se pse e ka thirrur vazhdimin e seancës.

Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00”, ka shkruar ai, duke shtuar se deri atëherë pret që marrëveshja në mes të VV-së dhe LDK-së të shoqërohet me përgjegjësi konkret.

Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t'i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar ai.

Në këtë mënyrë, partia e Albin Kurtit e ka shkelur edhe interpretimin e vet për afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Kjo pasi zyrtarët e kësaj partie kishin thënë se kanë afat për konstituimin e Kuvendit deri më 6 shtator.

Një gjë të tillë e kishte thënë edhe deputetja Donika Gërvalla.

I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e kuvendit, ky është interpretimi ynë”, kishte hënë ajo në sallën e Kuvendit të Kosovës mbasi që kishte kaluar afati kushtetues.

Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili është nxjerr vitin e kaluar është shumë i qartë.

Ai thotë se Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë mbas certifikimit të të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ-ja rezultatin e zgjedhjeve e ka certifikuar më 8 korrik.

Lajme të ngjashme