Osmani në mbështetje të qëndrimit të VV-së: Haxhiut i ka përfunduar mandati, por duhet të qëndrojë si u. d. e presidentes - NACIONALE

Osmani në mbështetje të qëndrimit të VV-së: Haxhiut i ka përfunduar mandati, por duhet të qëndrojë si u. d. e presidentes

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është pajtuar me qëndrimin e VV-së rreth mandatit të deputetes Albulena Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes.

Në emisioni “Rubikon”, ajo ka thënë se Haxhiu duhet të jetë në atë pozitë, pavarësisht se është në shkelje të Kushtetutës.

Megjithatë, ajo e ka pranuar se qëndrimi i saj në pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes është në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

“Politikisht, mendoj se institucionet nuk duhet të mbesim pa dikend në krye të tyre. Në aspektin e interpretimit, mendoj se vlen interpretimi i Rregullores së Punës së Kuvendit, neni 14, që në momentin që është ftuar seanca konstituive, përfundon mandati i kryesisë paraprake”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme