Haaland paralajmëron se nuk ka arritur potencialin e plotë: “Unë mund të përmirësoj gjithçka te vetja ime” - NACIONALE

Haaland paralajmëron se nuk ka arritur potencialin e plotë: “Unë mund të përmirësoj gjithçka te vetja ime”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Erling Haaland nuk është i shqetësuar për idenë e mospërshtatjes në Premierligë dhe mendon se mund të përmirësojë çdo aspekt të lojës së tij në Manchester City.

Qytetarët humbën ndaj Liverpoolit me rezultat 3:1 në Community Shield dhe sulmuesi norvegjez aty dështoi të shënonte gola të lehtë, madje një njërin nga rastet ishte i vendosur fare pranë portës dhe nuk arriti të qëllonte mirë.

22-vjeçari kompletoi kalimin e tij te City nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro, dhe shihet si forcë e shtuar në sulmin e qytetarëve, por ai akoma nuk e ndjenë që ka arritur potencialin e plotë.

Haaland me vetëbesim se mund të përmirësohet te Manchester City

Pavarësisht se arriti në City me një rekord prej 86 golave në 89 paraqitje në Dortmund, Haaland beson se ai mund të përmirësohet ende në këtë aspekt dhe gjithçka tjetër në lojën e tij.

Erling Haaland looks lost to remind Manchester City this will take time | Community Shield | The Guardian

Ai për SkySports, tha: “Unë mund të përmirësoj gjithçka. Nëse ju mendoni se jam i mirë në një gjë, unë them se mund të bëjë akoma më shumë në atë gjë.”

Ai është duke e shijuar mundësinë që i është dhënë për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas, dhe insiston se për këtë mundësi ai duhet të bëjë gjithçka për t’u përmirësuar.

“Pjesë e lojës është të dilni nga zona juaj e rehatisë, këtë gjë e kam bërë dhe më pëlqen ta bëjë, sepse atëherë ju zhvilloheni më shumë edhe si qenie njerëzore, krahas asaj në fushë.”

Çfarë thotë Haaland për përshtatjen te City?

Erling Haaland e pranon idenë se mund t'i duhet kohë për përshtatje, por nuk shqetësohet nga ideja se mund ta fillojë kampionatin më ngadalë.

“Do ta shohim se si mund të përshtatem. Disave iu duhet kohë, disa përshtaten menjëherë. Do ta shohim, por aspak nuk jam i shqetësuar për këtë.

Kjo është jeta prej futbollisti, duhet të jetosh me këtë. Për mua si sulmues, kjo është diçka që nuk më jep stres, pra nuk e mendoj gjatë këtë pjesë. Ju mund të përfundoni duke bërë gjëra që nuk dëshironi t’i bëni duke menduar dhe shqetësuar për gjëra që nuk duhet prandaj nuk shqetësohem aspak”, tha për fund sulmuesi norvegjez, Haaland.

Lajme të ngjashme