Gurdiola e konfirmon mbylljen e afatit kalimtar për Manchester Cityn
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se afati kalimtar veror për skuadrën e tij ka mbaruar, vetëm në rast se ndodh ndonjë e papritur.
Kampioni i Premierligës në këtë verë ka shpenzuar 121,8 milionë euro, duke siguruar shërbimet e Erling Haaland nga Borussia Dortmund, Kalvin Philips nga Leeds United dhe Sergio Gomez nga Anderlechti.

Sulmuesi tjetër që iu bashkua skuadrës, Julian Alvarez, erdhi pasi i përfundoi huazimi në River Plate, pasi që blerjen e tij anglezët e kishin konfirmuar në muajin janar të këtij viti.
Tani, trajneri spanjoll nuk e ka në plan ndonjë lojtarë të ri që ta sjelli në skuadër, vetëm nëse ndodh që befasisht të largohet ndonjë.
A mund të largohet ndonjë futbollist nga Manchester City?
Bernardo Silva vazhdon të jetë ende i përfoluri në këtë afat kalimtar, pasi që lidhet ngushtë me javë të tëra me një transferim në Barcelonë, pavarësisht se këta të fundit janë në një situatë të komplikuar financiare.
:focal(1418x203:1420x201)/origin-imgresizer.eurosport.com/2022/08/02/3426625-69917668-2560-1440.jpg)
Gjigantit spanjoll iu deshën të vinin në përdorim katër leva ekonomike deri më tani, e fundit për shkak të regjistrimit të lojtarëve me profil të lartë që ka transferuar, siç janë: Robert Lewandowski, Raphinha e Jules Kounde.
Megjithatë, Kounde ende nuk ka arritur të regjistrohet për të luajtur në Laliga, dhe Barça me patjetër duhet të shesë përpara se të mund regjistrojnë apo të shtojnë ndonjë lojtarë të ri, me Frenkie de Jong që është më i përfoluri për një largim në Manchester United.
Çfarë thotë Guardiola për afatin kalimtar?
Përfaqësuesi i Spanjës U-21, Gomez, iu bashkua skuadrës së Guardiolas si nënshkrimi i fundit nga Anderlechti, këtë javë dhe krejt kjo për të mbyllur hapësirat që kishte lënë Oleksandr Zinchenko me kalimin e tij në Arsenal, dhe Guardiola e ka konfirmuar se i riu do të jetë i grumbulluar me skuadrën për të dielën, në ndeshjen kundër Newcastle United.

I pyetur se a ka përfunduar skuadra e tij me transferimet, Guardiola u përgjigj: “Me sa duket,ka përfunduar. Por nëse dikush lëviz, është një problem që nuk e kemi parashikuar se do të ndodhë, pra në hyrje është mbyllur, me situatën siç duket.”
Spanjolli gjithmonë kishte thënë se lojtarët që nuk janë të lumtur në Manchester City, janë të lirë të largohen, dhe ndoshta Bernardo është i interesuar për një lëvizje në Spanjë.
Qytetarët këtë afat kalimtar e mbyllin dukshëm me përfitime, pasi që kanë shitur më shumë seç kanë blerë, me largimet e emrave të mëdhenj siç janë: Gabriel Jesus dhe Zinchenko në Arsenal dhe Raheem Sterling në Chelsea, kështu duke përfituar mbi 140 milionë euro.