Alvarez: Messi është unik në fushë dhe jashtë saj
Lionel Messi është inspirim për miliona njerëz nëpër botë, gjithashtu edhe djaloshi i ri që iu bashkua Manchester Cityt, Julian Alvarez, është ndër ata miliona. Ai tenton të marrë mësime në çdo formë nga fituesi i shtatë herë Topit të Artë, duke thënë se ai është unik si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Sulmuesi i ri argjentinas kaloi në Manchester City në janar të vitit 2022, por ishte lënë në huazim deri në fund të këtij sezoni në River Plate.

22-vjeçari nuk do të mund të gjente grup më të mirë mentorësh, por ai nuk e shikon mundësin e kopjimit të atyre që ishin më parë dhe që ende janë në maja, duke thënë se tentimi për ta kopjuar Messin ‘Unik’ nuk do të ishte gjë e mirë, pasi nuk arrin ta kopjosh.
Çfarë e bënë Messin kaq special në sytë e Alvarez?
I pyetur nga SkySports se si është të luash përkrahë Messit dhe a është e mundur të ndiqen hapat e tij, Alvarez tha: “Ishte një ëndërr të luash përkrahë tij dhe është krenari të luash me një nga futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti.
Është e vështirë ta kopjosh atë. Por si çdo tjetër rreth tij, edhe unë shikoj çdo lëvizje të tij, çdo aftësi të tij, duke tentuar të marrë më të mirat nga ai. Por e vërteta është se ai është unik, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj”, përfundoi ai.

Kush po e këshillon Alvarezin në Manchester City?
I riu i shumë vlerësuar ka pasur një start të mirë duke impresionuar, madje duke shënuar golin e tij të parë në finalen e Community Shield, ndaj Liverpoolit.
Ai është në kontakt të vazhdueshëm me Sergio Agueron, me legjendën e qytetarëve, i cili i tregon se çfarë duhet të bëjë që të jetë i suksesshëm në Etihad Stadium.

“Sergio më ka treguar disa gjëra se si është të punosh nën urdhrat e Pep Guardiolas. Ai më tregoi se si shkojnë stërvitjet në City, gjithashtu më tregon për qytetin në përgjithësi. Flasë me të që nga koha kur kam nënshkruar dhe akoma vazhdoj të flasë.
Ai më ka dhënë të gjitha llojet e këshillave, të cilat padyshim se i kam dëgjuar me kujdes, duke qenë se City është një botë e re për mua. Doja të dëgjoja të gjitha çfarë më thoshte Aguero, në mënyrë që të përshtatesha sa më shpejtë në kampionatin anglez”, thotë për fund 22-vjeçari.