Guardiola e pranon se Bernardo Silva mund t’i bashkohet Barcelonës këtë verë - NACIONALE

Guardiola e pranon se Bernardo Silva mund t’i bashkohet Barcelonës këtë verë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se është i pasigurt për të ardhmen e Bernardo Silvës, të cilin është duke e kërkuar Barcelona.

Mesfushori portugez ka qenë lojtar vendimtar për Manchester Cityn, duke i ndihmuar t’i fitojë katër tituj në pesë vitet e fundit, por kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi në fillim të sezonit paraprak.

Me gjithë telashet financiare me të cilat përballet, Barcelona është shumë e interesuar në Silvën, por i duhet ta shesë mesfushorin Frenkie De Jong fillimisht për të krijuar hapësirë dhe për të fituar para, para se ta kompletojë marrëveshjen për të.

Guardiola këmbëngul se e dëshiron Silvën pjesë të ekipit, por është i gatshëm ta lërë të largohet nëse kjo është gjëja e duhur për lojtarin.

City ka shitur lojtarë seniorë tashmë këtë verë, si Oleksandr Zinchenko, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling dhe Guardiola thotë se dëshiron vetëm lojtarë që janë të lumtur në skuadër.

“Nganjëherë duhet të shesësh”, tha Guardiola i pyetur për Bernardo Silvën.

“Për dëshirën e lojtarëve, unë kam nevojë për njerëz të lumtur këtu. Do të doja që Bernardo të vazhdojë me ne, është lojtar i veçantë në zhveshtore, por nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

Ai shtoi: “Çfarë do të ndodhë, do të ndodhë, nëse ai qëndron është shumë mirë, por nëse ai duhet të largohet është sepse futbolli e ka kështu. Lojtarët kanë dëshira dhe unë nuk jam një person që ia ndalon dëshirën një lojtarit. Unë duhet të flas me klubin, i cili vendos dhe unë them në rregull”.

Lajme të ngjashme