Zyrtare: Zinchenko kalon në Arsenal - NACIONALE

Zyrtare: Zinchenko kalon në Arsenal

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Pas dështimit për Raphinhan dhe Lisandro Martinez, Arsenali ka siguruar shërbimet e Oleksandr Zinchenko nga Manchester City.

Topçinjtë ishin të lidhur me përfaqësuesin e Ukrainës që nga hapja e afatit kalimtar, por vetëm sot arritën ta bëjnë zyrtare. Zinchenko do të jetë vlerë e shtuar për skuadrën e Mikel Artetas, duke i shtuar Arsenalit cilësi si në sulm ashtu edhe në fazën defensive.

Sa i kushtoi Arsenalit, transferimi i Zinchenkos?

Topçinjtë kanë paguar 36 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit ukrainas plus 2,4 milionë euro shtesa, krejt kjo në bazë të raportimeve, pasi që ende nuk dihet saktë detajet e marrëveshjes.

25-vjeçari nënshkroi kontratë katërvjeçare me Arsenalin, kontratë kjo që e mban në Emirates Stadium deri në verën e vitit 2026.

Image

Pozita ku do të luaj Zinchenko në Arsenal

Zinchenko gati gjatë gjithë qëndrimit të tij në Manchester City, luajti në pozicionin e mbrojtësit të majtë, me Pep Guardiolan që shfrytëzonte lojën e tij energjike dhe aftësitë në zotërimin e topit.

Duke pasur parasysh lëndimet e shpeshta të Kieran Tirney, ukrainasit do t’i duhet ta plotësojë sërish atë pozitë në Arsenal, por Arteta ka këmbëngulur për shërbimet e tij pasi që synon ta përdorë si mesfushor qendror.

Image

Këtë pozitë më së mirë e zotëron në kombëtaren e tij, ku luan si organizator i lojës apo siç njihet pozita e numrit 8, dhe pikërisht në këtë rol, Arsenal do të tentojë ta përdorë më së shumti futbollistin, pasi që Arteta synon që përmes tij të krijojë raste për Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesusin, me këtë të fundit luajti për disa vite në Manchester City.

Zinchenko – opsion më i mirë për Arsenalin se Martinez

Arsenali ishte i fokusuar fillimisht në Lisandro Martinezin e Ajaxit, por me humbjen e garës ndaj Manchester Unitedit, e ktheu kokën kah Zinchenko. Tani ai po shikohet si zgjedhje më e mirë se ajo për futbollistin argjentinas që ishin të interesuar më parë.

Arsenali dëshiron ta mbush hapësirën nga lëndimet e Tierney, dhe Zinchenko mund ta mbulojë më së mirë atë pozitë. Por, ai mund të përdoret siç u tha më lart edhe si mesfushor qendror kur Tierney është në fushë.

Image

Me moshën që ka ukrainasi, është fiks ajo çka dëshirojnë topçinjtë, ashtu si me nënshkrimin e sulmuesit Gabriel Jesus.

Afrimi i Zinchenkos është shumë premtues për skuadrën dhe lëvizje e mençur biznesore, duke parë çmimin jo të shtrenjtë për të cilin është blerë.

Lajme të ngjashme