Dështoi 'pista Martinez', Arsenal në sulm për Oleksandr Zinchenkon - NACIONALE

Dështoi 'pista Martinez', Arsenal në sulm për Oleksandr Zinchenkon

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka nisur të punojë për të kompletuar transferimin e mbrojtësit Oleksandr Zinchenko nga Manchester City.

Pas transferimit të Gabriel Jesus nga kampioni i Premierligës, skuadra londineze tani dëshirojnë të marrin edhe ish bashkëlojtarin e tij në "Emirates Stadium".

Sipas "Athletic", dy klubet janë në kontakt për 25-vjeçarin dhe thuhet se Man City është i hapur për shitjen e këtij të fundit, në rast që paguhet kartoni i plotë.

Deri me tani asnjë vlerë nuk është caktuar, por Arsenal e ka bërë prioritet sidomos pasi humbën Lisandro Martinez të Ajaxit, i cili është shumë pranë kalimit te rivali Manchester United.

Përpos marrëveshjes me "Qytetarët", "Topçinjtë" duhet me patjetër të gjejnë 'gjuhën e përbashkët' me ukrainasin në aspektin personal, por nuk do të jetë shumë e vështirë pasi Mikel Arteta ka punuar më të kaluarën me të.

Sa ishte asistent i Pep Guardiolas, Arteta ishte mik i ngushtë me Zinchenkon, prandaj vazhdojnë të kenë raporte të shkëlqyeshme.

Zinchenko kaloi te Man United nga skuadra ruse FC Ufa në vitin 2016 dhe ka edhe dy vite të mbetura në kontratë.

Edhe pse te Ukraina shpesh herë luan edhe si mesfushor, Zinchenko shumicën e rasteve nga Guardiola është përdorur si mbrojtës i majtë.

Lojtari ka pasur një sukses të shkëlqyeshëm në "Etihad Stadium" duke fituar katër herë Premierligën dhe Kupën e Ligës, një herë FA Cup dhe ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2021.

Man City gjithashtu mund ta gjejë lehtësisht pasuesin e Zinchenkos pasi janë në negociata të avancuara me mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella.

Brenda gjashtë viteve te Man City, Zinchenko ka zhvilluar në total 128 ndeshje, duke realizuar dy gola dhe dhuruar 12 asistime. Në aspektin e mintuazhës, ka luajtur 9 mijë e 392 minuta në fanellën e kaltër.

Lajme të ngjashme