Zyrtare: Raheem Sterling transferimi i parë i epokës Todd Boehly te Chelsea
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e parë nën epokën e presidentit të ri Todd Boehly, duke prezantuar Raheem Sterlingun nga Manchester City.
"Blutë" e Londrës kompletuan transferimin e anglezit ditë më parë, por që nuk e zyrtarizuan derisa vetë lojtari ka udhëtuar në Los Angeles që t'i bashkohet bashkëlojtarëve në parapërgatitjet sezone.
Ndërsa, ditën e mërkurë përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Chelsea prezantoi Sterlingun.
"Një yll në LA", shkroi klubi në komunikatë.
A star in LA! 🇺🇸#SterlingIsChelsea pic.twitter.com/kgTYEI3ybn
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2022
Në përgjithësi, Sterling i kushtoi Chelseas 47.5 milionë funte, kurse ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme, që do ta mbajë në "Stamford Bridge" për së paku deri në vitin 2027.
Sterling: Është kënaqësi të jem këtu, mezi pres të takoj tifozët
Tejet i lumtur me kalimin te Chelsea është ndarë vetëm anësori, që për faqen zyrtare të klubit deklaroi se mezi pret që të luajë për fanellën e tyre.
“Së pari dhe më e rëndësishmja, është kënaqësi të jem këtu. Padyshim që kam arritur shumë në karrierën time deri më tani, por ka ende shumë për të arritur dhe mezi pres ta bëj këtë me një fanellë të Chelseat, nën drejtimin e Thomas. Londra është shtëpia ime dhe ku filloi gjithçka për mua, dhe është e mahnitshme që tani kam mundësinë të luaj para miqve dhe familjes çdo javë, javë jashtë në Stamford Bridge. Mezi pres të takoj tifozët atje së shpejti. Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj Todd, Behdad, grupin e pronësisë, Thomas, dhe të gjithë të përfshirë në procesin e arritjes së meje këtu."
Mesazhi prekës i Sterling pas largimit nga Man City
Edhe futbollisti anglez ka publikuar një letër emocionuese pas largimit nga Manchester City, duke falënderuar të gjithë brenda klubit.
"Shtatë sezone, 11 trofe, një jetë me kujtime. Për stafin që luajti një rol masiv në rritjen time gjatë viteve. Për bashkëlojtarët që kanë qenë më shumë sesa që shpërndava fushën me ta. Për tifozët që më kanë mbështetur mua, skuadrën dhe të gjithë të përfshirët e Man City. Respekti im për ju nuk mund të jetë më i madh. Çfarë aventure ka qenë. Jam falënderues për ngritjet dhe zbritjet. Si të këqijat e saj që kanë. Nganjëherë testova forcën dhe vendosmërinë time dhe më mundësoi të qëndroja këtu përballë teje si versioni më i mirë i mundshëm i vetes sime. Kam ardhur në Mançester si një 20-vjeçar. Sot largohem si burrë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund. Është një nder për mua që kam veshur fanellën e Manchester Cityt”, shkroi ai.
Brenda shtatë viteve, Sterling te Man City ka shënuar në total 131 gola në 339 paraqitje.